Numrat Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Numrat 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

Numrat 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin ku duhet të banoni dhe që unë ju jap,

Numrat 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t’i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,

Numrat 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;

Numrat 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
gjithashtu do t’i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.

Numrat 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,

Numrat 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.

Numrat 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,

Numrat 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;

Numrat 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.

Numrat 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.

Numrat 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të veproni kështu për çdo kafshë që do të sillni.

Numrat 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t’i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.

Numrat 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.

Numrat 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.

Numrat 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jetë po ai ligj dhe po ai dekret për ju dhe për të huajin që banon me ju".

Numrat 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Numrat 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të arrini në vendin ku po ju çoj unë,

Numrat 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të hani bukën e vendit, do t’i paraqisni Zotit një ofertë të lartë.

Numrat 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do të paraqisni një kulaç si ofertë e lartë; do ta paraqisni si një ofertë e lartë e lëmit.

Numrat 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t’i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.

Numrat 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,

Numrat 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,

Numrat 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.

Numrat 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t’u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.

Numrat 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i falet tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe të huajit që banon midis tyre, sepse tërë populli e kreu këtë mëkat nga padituria.

Numrat 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se është një person i vetëm që kryen mëkatin nga padituria, ai të ofrojë një dhi motake si flijim për mëkatin.

Numrat 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për personin që ka mëkatuar nga padituria, kur e ka bërë pa njohjen e duhur; prifti do të bëjë shlyerjen për të dhe mëkati do t’i falet.

Numrat 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si për ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit ose për një të huaj që banon midis jush, do të keni një ligj të vetëm për atë që mëkaton nga padituria.

Numrat 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që kryen një mëkat me qëllim, qoftë i lindur në vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.

Numrat 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ka përçmuar fjalën e Zotit dhe ka dhunuar urdhërimet e tij; ky njeri duhet të shfaroset, do të mbajë barrën e paudhësisë së tij".

Numrat 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa bijtë e Izraelit ishin në shkretëtirë, gjetën një njeri që mblidhte dru ditën e shtunë.

Numrat 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, tek Aaroni dhe para tërë asamblesë.

Numrat 15:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e futën në burg, sepse nuk ishte përcaktuar akoma se ç’duhet t’i bënin.

Numrat 15:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit".

Numrat 15:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë asambleja e çoi jashtë kampit dhe e vrau me gurë; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. Qëllimi i thekëve në rrobat

Numrat 15:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Numrat 15:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre që të bëjnë brez pas brezi thekë në cepat e rrobave të tyre dhe të vënë në çdo cep një kordon në ngjyrë manushaqeje.

Numrat 15:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jetë një thek të cilin do ta shikoni për të kujtuar të gjitha urdhërimet e Zotit dhe për t’i zbatuar, dhe jo për të ndjekur zemrën tuaj dhe sytë tuaja që ju çojnë në kurvërim.

Numrat 15:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të kujtoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do t’i zbatoni në praktikë, dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.

Numrat 15:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Previous Chapter
« Numrat 14 (ALB)
Next Chapter
Numrat 16 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 15 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 15 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 15 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 15 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 15 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 15 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 15 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 15 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 15 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 15 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters