Eksodi Chapter 29 ALB Bible Verse Images

Eksodi 29 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 29 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 29:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kjo është ajo që do të bësh për t’i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,

Eksodi 29:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t’i bësh me majë mielli të grurit).

Eksodi 29:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i vësh në një shportë dhe do t’i çosh bashkë me demin e vogël dhe dy deshtë.

Eksodi 29:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t’i lash me ujë.

Eksodi 29:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t’i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.

Eksodi 29:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i vësh mbi krye çallmën dhe mbi çallmën do të vësh diademën e shenjtë.

Eksodi 29:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes, do ta derdhësh mbi kryet e tij dhe do ta vajosësh.

Eksodi 29:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i afrosh bijtë e tij dhe do t’u riveshësh tunikat.

Eksodi 29:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t’iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.

Eksodi 29:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të afrosh demin e vogël para çadrës së mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël.

Eksodi 29:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do ta therësh demin e vogël para Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

Eksodi 29:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh pastaj gjakun e demit të vogël dhe do ta vësh me gishtin tënd mbi brirët e altarit, dhe gjithë mbetjen e gjakut do ta derdhësh në këmbët e altarit.

Eksodi 29:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh gjithashtu gjithë dhjamin që mbulon zorrët, bulën e ngjitur me mëlçinë dhe dy veshkat me dhjamin që kanë sipër, dhe do t’i tymosësh mbi altarin.

Eksodi 29:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mishin e demit të vogël, lëkurën dhe fëlliqësirat e tij do t’i djegësh me zjarr jashtë kampit: ky është një flijim për mëkatin.

Eksodi 29:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh një nga deshtë dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.

Eksodi 29:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do ta therësh dashin, do të marrësh gjakun e tij dhe do ta spërkatësh përrreth altarit.

Eksodi 29:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj do ta ndash në copa dashin, do të lash zorrët dhe këmbët e tij, dhe do t’i vësh bashkë me copat e tij dhe me kokën e tij.

Eksodi 29:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do ta tymosësh tërë dashin mbi altar: ky është një olokaust për Zotin; është një erë e këndshme, një flijim i bërë me anë të zjarrit për Zotin.

Eksodi 29:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh dashin tjetër, dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.

Eksodi 29:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta therësh dashin, do të marrësh prej gjakut të tij dhe do ta vësh mbi bulën e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi bulën e veshit të djathtë të bijve të tij, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e trashë të këmbës së tyre të djathtë, dhe do ta spërkatësh gjakun rreth e qark altarit.

Eksodi 29:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.

Eksodi 29:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin që mbulon zorrët, bulën e mëlçisë, dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to dhe kofshën e djathtë, (sepse është një dash shenjtërimi);

Eksodi 29:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të marrësh edhe një bukë, një ëmbëlsirë me vaj dhe një revani nga shporta e bukës së ndorme, që është para Zotit,

Eksodi 29:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të gjitha këto gjëra do t’i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t’i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.

Eksodi 29:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i marrësh nga duart e tyre dhe do t’i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.

Eksodi 29:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.

Eksodi 29:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.

Eksodi 29:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është marrë nga flitë e tyre të falënderimit, oferta e tyre për lartësim te Zoti.

Eksodi 29:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe rrobat e shenjta të Aaronit do t’u kalojnë bijve të tij mbas tij, me qëllim që të vajosen dhe të shenjtërohen tek ata.

Eksodi 29:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t’i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.

Eksodi 29:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh dashin e shenjtërimit dhe do ta gatuash mishin e tij në një vend të shenjtë;

Eksodi 29:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë, në hyrje të çadrës së mbledhjes, mishin e dashit dhe bukën që është në shportë.

Eksodi 29:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hanë gjërat që kanë shërbyer për të bërë shlyerjen për t’u shuguruar dhe shenjtëruar; por asnjë i huaj nuk do të hajë prej tyre, sepse janë gjëra të shenjta.

Eksodi 29:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se tepron mish i shenjtërimit ose bukë deri në mëngjes, do të djegësh atë që mbetet në zjarr; nuk do ta hahet, sepse është e shenjtë.

Eksodi 29:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh, pra, për Aaronin dhe për bijtë e tij të gjitha ato që të kam urdhëruar: do t’i shenjtërosh brenda shtatë ditëve.

Eksodi 29:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çdo ditë do të ofrosh një dem të vogël, si flijim për mëkatin, për të larë fajin që ke bërë dhe do ta vajosësh për ta shenjtëruar.

Eksodi 29:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për shtatë ditë do të bësh shlyerjen e fajit për altarin dhe do ta shenjtërosh; altari do të jetë një vend shumë i shenjtë: çdo gjë që do të prekë altarin do të jetë e shenjtë.

Eksodi 29:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë.

Eksodi 29:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njërin prej qengjave do ta ofrosh në mëngjes dhe tjetrin në të ngrysur.

Eksodi 29:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qengjin e parë do të ofrosh një të dhjetën e efës të majës së miellit të brumosur me një çerek hine vaji thjesht ulliri, dhe një libacion me një çerek hine verë.

Eksodi 29:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.

Eksodi 29:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t’ju takoj për të folur me ty.

Eksodi 29:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atje do të takohem me bijtë e Izraelit; dhe çadra do të shenjtërohet nga lavdia ime.

Eksodi 29:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu unë do të shenjtëroj çadrën e mbledhjes dhe altarin; do të shenjtëroj gjithashtu Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.

Eksodi 29:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.

Eksodi 29:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".
Previous Chapter
« Eksodi 28 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 30 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 29 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 29 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 29 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 29 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 29 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 29 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 29 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 29 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 29 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 29 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 29 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 29 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 29 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 29 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 29 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 29 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 29 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 29 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 29 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 29 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 29 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters