Eksodi Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Eksodi 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli Moisiut duke thënë:

Eksodi 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

Eksodi 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

Eksodi 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

Eksodi 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

Eksodi 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;

Eksodi 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

Eksodi 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

Eksodi 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t’iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

Eksodi 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.

Eksodi 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t’i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.

Eksodi 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t’i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.

Eksodi 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t’i veshësh me ar.

Eksodi 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.

Eksodi 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.

Eksodi 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.

Eksodi 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.

Eksodi 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;

Eksodi 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t’i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.

Eksodi 25:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kerubinët do t’i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.

Eksodi 25:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.

Eksodi 25:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.

Eksodi 25:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.

Eksodi 25:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta veshësh me ar safi dhe do t’i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.

Eksodi 25:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.

Eksodi 25:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t’i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.

Eksodi 25:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.

Eksodi 25:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shufrat do t’i bësh me dru të akacies dhe do t’i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.

Eksodi 25:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t’i bësh me ar safi.

Eksodi 25:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.

Eksodi 25:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.

Eksodi 25:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;

Eksodi 25:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.

Eksodi 25:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.

Eksodi 25:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.

Eksodi 25:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.

Eksodi 25:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.

Eksodi 25:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.

Eksodi 25:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.

Eksodi 25:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shiko të bësh çdo gjë simbas modelit që t’u tregua në mal".
Previous Chapter
« Eksodi 24 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 26 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 25 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 25 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 25 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 25 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 25 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 25 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 25 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 25 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 25 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 25 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters