Eksodi Chapter 28 ALB Bible Verse Images

Eksodi 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.

Eksodi 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do t’i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t’i dhënë nder e hijeshi.

Eksodi 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t’i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift.

Eksodi 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift;

Eksodi 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë.

Eksodi 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.

Eksodi 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë.

Eksodi 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.

Eksodi 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh dy gurë oniksi dhe do të gdhendësh mbi ta emrat e bijve të Izraelit:

Eksodi 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes.

Eksodi 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të gdhendësh mbi këta gurë emrat e bijve të Izraelit ashtu siç bën prerësi i gurit në gdhendjen e një vule; do t’i futësh në rrathë ari.

Eksodi 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t’i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.

Eksodi 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh gjithashtu rrathë ari

Eksodi 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dy zinxhirë prej ari safi, të thurur si një litar, dhe do të vësh në rrathët zinxhirët e thurur në këtë mënyrë.

Eksodi 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.

Eksodi 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jetë katror dhe i palosur më dysh; do të jetë një pëllëmbë i gjatë dhe një pëllëmbë i gjerë.

Eksodi 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ngallmosh katër radhë gurësh: në radhën e parë një sardonio, një topaz dhe një smerald;

Eksodi 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në radhën e dytë: një bruz, një safir dhe një diamant;

Eksodi 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;

Eksodi 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në radhën e katërt: një grisolist, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë do të ngallmohen në rrathët e tyre të artë.

Eksodi 28:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gurët do t’u korrespondojnë emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre, të gdhendur si vula, secila me emrin e fiseve të Izraelit.

Eksodi 28:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh gjithashtu mbi pektoral zinxhirë të vegjël prej ari safi të thurur si kordonë.

Eksodi 28:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të bësh mbi pektoral dyj unaza prej ari, dhe do t’i vësh të dy unazat në dy skajet e pektoralit.

Eksodi 28:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i fiksosh dy kordonat prej ari në dy unazat në skajet e pektoralit;

Eksodi 28:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dy majat e tjera të dy kordonëve do t’i lidhësh me të dy rrathët dhe do t’i vendosësh mbi dy supet e efodit, nga përpara.

Eksodi 28:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t’i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.

Eksodi 28:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t’i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.

Eksodi 28:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit.

Eksodi 28:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Aaroni do t’i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.

Eksodi 28:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht.

Eksodi 28:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe mantelin e efodit, krejt në ngjyrë vjollce.

Eksodi 28:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet.

Eksodi 28:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rreth e qark kësaj buze të mantelit do të bësh disa shegë ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe rreth tyre, zile ari;

Eksodi 28:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një zile ari dhe një shegë, një zile ari dhe një shegë, rreth e qark, mbi buzën e mantelit.

Eksodi 28:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë.

Eksodi 28:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.

Eksodi 28:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i lidhësh asaj një rrip ngjyrë vjollce, për ta bashkuar me çallmën; ajo duhet të ndodhet në pjesën e përparme të çallmës.

Eksodi 28:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të qëndrojnë mbi ballin e Aaronit, dhe Aaroni do të mbajë fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta të paraqitura nga bijtë e Izraelit, në çdo lloj ofertash të shenjta; ajo do të rrijë vazhdimisht mbi ballin e tij, në mënyrë që ato të jenë të mirëpritura nga Zoti.

Eksodi 28:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të endësh gjithashtu tunikën prej liri të hollë, të punuar me shtiza; do të bësh një çallmë prej liri të hollë dhe një brez, një punë qëndistari.

Eksodi 28:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për bijtë e Aaronit do të bësh disa tunika, breza dhe mbulesa koke, me qëllim që t’u japësh atyre nder dhe hijeshi.

Eksodi 28:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t’i vajosësh, do t’i shugurosh dhe do t’i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.

Eksodi 28:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’u bësh gjithashtu disa pantallona prej liri për të mbuluar lakuriqësinë e tyre; ato do të shkojnë nga ijët deri te kofshët.

Eksodi 28:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aaroni dhe bijtë e tij do t’i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t’i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".
Previous Chapter
« Eksodi 27 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 29 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 28 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 28 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 28 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 28 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 28 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 28 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 28 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 28 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 28 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 28 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 28 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 28 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters