Eksodi Chapter 34 ALB Bible Verse Images

Eksodi 34 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 34 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 34:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i tha Moisiut: "Preji dy pllaka guri ashtu si të parat; dhe unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që theve.

Eksodi 34:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ji gati në mëngjes dhe ngjitu në mëngjes në malin Sinai, dhe qëndro aty afër meje në majë të malit.

Eksodi 34:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush të mos ngjitet bashkë me ty dhe të mos duket asnjeri në tërë malin; as kope me bagëti të imët a të trashë përreth këtij mali".

Eksodi 34:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Moisiu preu dy pllaka guri, si të parat; u ngrit herët në mëngjes dhe u ngjit në malin Sinai ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti, dhe mori në dorë të dyja pllakat prej guri.

Eksodi 34:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti zbriti në renë dhe u ndal aty pranë tij, dhe shpalli emrin e Zotit.

Eksodi 34:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: "Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri,

Eksodi 34:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt".

Eksodi 34:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi.

Eksodi 34:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tha: "O Perëndi, në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, eja në mes nesh, sepse ky është një popull me qafë të fortë; na fal padrejtësinë tonë dhe mëkatin tonë, dhe na merr si trashëgiminë tënde".

Eksodi 34:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti u përgjigj: "Ja, unë po bëj një besëlidhje: Do të bëj para gjithë popullit mrekulli, që nuk janë bërë kurrë mbi të gjithë dheun dhe në asnjë komb tjetër; dhe tërë populli në mes të të cilit ndodhesh do të shohë veprën e Zotit, sepse është e tmerrshme ajo që do të bëj me ty.

Eksodi 34:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kqyr atë që po të urdhëroj sot: Ja unë do t’i dëboj para teje Amorejtë, Kananejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

Eksodi 34:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ruhu se bën ndonjë aleancë me banorët e vendit në të cilin ke për të vajtur, me qëllim që të mos jetë një grackë për ty;

Eksodi 34:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por rrëzo altarët e tyre, copëto shtyllat e tyre të shenjta dhe rrëzo shëmbëlltyrat e tyre,

Eksodi 34:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(sepse nuk do t’i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është "Xhelozi," është një Perëndi xheloz).

Eksodi 34:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos bëj asnjë aleancë me banorët e vendit sepse, kur ata kurvërohen te idhujt e tyre dhe ofrojnë fli idhujve të tyre, ndokush prej tyre të fton dhe ti ha nga flitë e tyre,

Eksodi 34:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe merr nga bijat e tyre për bijtë e tu, dhe vajzat e tyre të kurvërohen te idhujt e tyre dhe t’i shtyjnë bijtë e tu të kurvërohen te idhujt e tyre.

Eksodi 34:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të bësh idhull me metal të shkrirë.

Eksodi 34:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kremtosh festën e të ndormeve. Shtatë ditë me radhë do të hash bukë pa maja, ashtu siç të kam urdhëruar në kohën e caktuar, në muajin e Abibit, sepse në muajin e Abibit ti ke dalë nga Egjipti.

Eksodi 34:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që çel barkun është imi; është imja çdo pjellë e parë mashkull të të gjithë bagëtisë sate, qoftë e trashë ose e imët.

Eksodi 34:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shpengosh me një qengj pjellën e parë mashkull të gomarit; po të jetë se nuk do ta shpengosh, do t’i thyesh qafën. Do të shpengosh edhe çdo të parëlindur të bijve të tu. Asnjeri nuk do të paraqitet para meje duarbosh.

Eksodi 34:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të punosh gjashtë ditë; por ditën e shtatë do të pushosh: do të pushosh edhe në kohën e lërimit dhe të korrjes.

Eksodi 34:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kremtosh festën e javëve, domethënë, të prodhimit të parë të korrjes së grurit dhe festën e të vjelave në fund të vitit.

Eksodi 34:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tri herë në vit do të paraqitet çdo mashkull i juaj para Perëndisë, Zotit, Perëndisë të Izraelit.

Eksodi 34:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë do të dëboj kombe para teje dhe do të zgjeroj kufijtë e tu, dhe askush nuk do të dëshirojë vendin tënd, kur do të ngjitesh tri herë në vit, për të dalë përpara Zotit, Perëndisë tënd.

Eksodi 34:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ofrosh me bukë të mbrujtur gjakun e viktimës së flijuar për mua; flia e festës së Pashkës nuk do të lihet deri në mëngjes.

Eksodi 34:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, prodhimet e para të fryteve të tokës sate. Nuk do ta gatuash kecin në qumështin e nënës së tij".

Eksodi 34:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji këto fjalë, sepse mbi bazën e këtyre fjalëve kam përfunduar një aleancë me ty dhe me Izraelin".

Eksodi 34:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet.

Eksodi 34:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte në dorë dy pllakat e dëshmisë), nuk e dinte që lëkura e fytyrës së tij qe bërë rrëzëllyese, sepse kishte qenë të fliste me Zotin.

Eksodi 34:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur Aaroni dhe tërë bijtë e Izraelit panë Moisiun, ja, që lëkura e fytyrës së tij ishte rrëzëllyese dhe ata kishin frikë t’i afroheshin atij.

Eksodi 34:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tërë krerët e asamblesë u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.

Eksodi 34:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, tërë bijtë e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhëroi të bënin të gjitha ato që Zoti i kishte thënë në malin Sinai.

Eksodi 34:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi Moisiu mbaroi së foluri me ta, vuri një vel mbi fytyrën e tij.

Eksodi 34:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin deri sa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.

Eksodi 34:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, deri sa hynte të fliste me Zotin.
Previous Chapter
« Eksodi 33 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 35 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 34 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 34 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 34 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 34 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 34 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 34 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 34 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 34 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 34 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 34 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 34 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 34 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 34 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 34 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 34 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 34 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 34 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 34 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 34 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 34 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 34 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters