Eksodi Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Eksodi 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Tani këto janë ligjet që do t’u vësh para tyre:

Eksodi 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se blen një skllav hebre, ai do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.

Eksodi 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ka ardhur vetëm, do të shkojë vetëm; po të kishte grua, e shoqja do të shkojë bashkë me të.

Eksodi 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se zotëria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të jenë të zotërisë, dhe ai do të shkojë vetëm.

Eksodi 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: "Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë,"

Eksodi 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë pronari e tij do t’ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t’i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t’i shërbejë për gjithnjë.

Eksodi 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush shet bijën e tij si shërbëtore, ajo nuk do të shkojë ashtu si shkojnë skllevërit.

Eksodi 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, që e kishte marrë për vete, ai do ta lërë të shpengohet; por nuk do të ketë të drejtën tua shesë njerëzve të huaj, sepse kjo do t’ishte ta trajtosh me mashtrim.

Eksodi 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se e marton me birin e tij, do ta trajtojë në bazë të së drejtës të të bijave.

Eksodi 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se merr një grua tjetër, ai nuk do të pakësojë ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkëbanimin e saj.

Eksodi 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se nuk bën këto tri gjëra për të, ajo do të shkojë pa dhënë asgjë, pa paguar çmim.

Eksodi 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush rreh një njeri dhe për këtë shkak ky vdes, do të dënohet me vdekje.

Eksodi 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se nuk i ka ngritur kurrfarë prite, por Perëndia ka bërë që t’i bjerë në dorë, unë do të caktoj një vend ku ai mund të gjejë strehë.

Eksodi 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij.

Eksodi 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush rreh atin ose nënën e tij do të dënohet me vdekje.

Eksodi 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush rrëmben një njeri dhe e shet, ose gjendet në duart e tij, do të dënohet me vdekje.

Eksodi 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mallkon të atin ose të ëmën do të dënohet me vdekje.

Eksodi 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dy njerëz zihen dhe njëri prej tyre godet tjetrin me gur ose me grusht dhe ky nuk vdes, por duhet të qëndrojë në shtrat,

Eksodi 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe në se pastaj ngrihet dhe ecën jashtë duke u mbështetur me bastun, ai që e ka goditur do të nxirret i pafajshëm; do ta zhdëmtojë vetëm për kohën e humbur dhe do ta kurojë deri në shërim të plotë.

Eksodi 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin në dorë, zotëria do të dënohet;

Eksodi 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.

Eksodi 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t’i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;

Eksodi 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,

Eksodi 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,

Eksodi 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.

Eksodi 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t’i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.

Eksodi 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t’i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.

Eksodi 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.

Eksodi 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.

Eksodi 21:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.

Eksodi 21:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.

Eksodi 21:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t’i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.

Eksodi 21:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,

Eksodi 21:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t’i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.

Eksodi 21:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.

Eksodi 21:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".
Previous Chapter
« Eksodi 20 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 22 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 21 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 21 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 21 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 21 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 21 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters