Eksodi Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Eksodi 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Eksodi 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Eksodi 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij:

Eksodi 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Isakari, Zabuloni dhe Beniamini,

Eksodi 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dani dhe Naftali, Gadi dhe Asheri.

Eksodi 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë njerëzit që kishin dalë nga gjaku i Jakobit arrinin shtatëdhjetë veta (Jozefi ndodhej tashmë në Egjipt).

Eksodi 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqën tërë vëllezërit e tij dhe gjithë ai brez.

Eksodi 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bijtë e Izraelit qenë frytdhënës, u shumëzuan fort dhe u bënë të shumtë, u bënë jashtëzakonisht të fortë; dhe vendi u mbush me ta.

Eksodi 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur Jozefin.

Eksodi 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.

Eksodi 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga vendi".

Eksodi 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t’i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.

Eksodi 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,

Eksodi 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t’u shërbenin me ashpërsi,

Eksodi 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t’i bënin tërë këto punë me ashpërsi.

Eksodi 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:

Eksodi 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t’i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".

Eksodi 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.

Eksodi 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".

Eksodi 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t’u vijë mamia pranë".

Eksodi 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.

Eksodi 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, duke qenë se ato mami kishin frikë nga Perëndia, ky u dha familje më vete.

Eksodi 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini gjallë tërë femrat".
Previous Chapter
« Zanafilla 50 (ALB)
Next Chapter
Eksodi 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Exodus 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Exodus 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Exodus 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Exodus 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Exodus 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Exode 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Exodus 1 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਖ਼ਰੋਜ 1 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যাত্ৰা 1 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
निर्गम 1 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמות 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Êxodo 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xuất Hành 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Éxodo 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esodo 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
出 埃 及 记 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
出 埃 及 記 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Mosebok 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исход 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Вихід 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Mózes 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Изход 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
出エジプト記 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Mosebok 1 (NORSK) »

Eksodi (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters