1 Samuelit Chapter 17 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filistejtë i mblodhën trupat e tyre për luftë; u mblodhën në Sokoh, që është pronë e Judës, dhe e ngritën kampin e tyre në Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.

1 Samuelit 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Sauli dhe njerëzit e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin e tyre në luginën e Terebintos, dhe u rreshtuan për betejë kundër Filistejve.

1 Samuelit 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filistejtë ndodheshin në mal nga një anë dhe Izraeli ishte në mal nga ana tjetër, dhe midis tyre ndodhej lugina.

1 Samuelit 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga kampi i Filistejve doli një kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartë gjashtë kubitë dhe një pëllëmbë.

1 Samuelit 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kishte në kokë një helmetë prej bronzi, ishte veshur me një parzmore, pesha e të cilit ishte pesë mijë sikla bronzi;

1 Samuelit 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në këmbë kishte këmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante një ushtë prej hekuri.

1 Samuelit 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Maja e ushtës së tij ishte si shuli i një endësi dhe peshonte gjashtë qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.

1 Samuelit 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u ndal dhe u thirri grupeve të ushtarëve të Izraelit: "Pse keni dalë për t’u radhitur në formacion beteje? A nuk jam unë një Filiste dhe ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë që të dalë kundër meje.

1 Samuelit 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se do të jetë në gjendje të luftojë me mua dhe të më vrasë, ne do të jemi shërbëtorët tuaj; por në rast se dal unë fitues dhe e vras, atëherë ju do të jeni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni".

1 Samuelit 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Filisteu shtoi: "Unë sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Më jepni një burrë dhe do të luftojmë!".

1 Samuelit 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Sauli dhe tërë Izraeli dëgjuan këto fjalë të Filisteut, mbetën të shtangur dhe u hyri një frikë e madhe.

1 Samuelit 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi ishte biri i atij Efrateut të Betlemit të Judës, që mbante emrin Isai dhe kishte tetë bij. Në kohën e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë.

1 Samuelit 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tre bijtë më të mëdhenj të Isait kishin shkuar në luftë me Saulin: emrat e tre bijve të tij që kishin shkuar në luftë ishin: Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.

1 Samuelit 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi ishte më i riu dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.

1 Samuelit 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi përkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli për të kullotur kopenë e atit të tij në Betlem.

1 Samuelit 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filisteu u dilte përpara në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe vazhdoi të dalë dyzet ditë me radhë.

1 Samuelit 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Isai i tha Davidit, birit të tij: "Merr për vëllezërit e tu një efë nga ky grurë i pjekur dhe dhjetë bukë dhe çoji shpejt vëllezërve të tu në kamp.

1 Samuelit 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dërgo edhe këto dhjetë forma djathi komandantit të mijëshes së tyre; shiko si janë vëllezërit e tu dhe më sill një peng nga ana e tyre.

1 Samuelit 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli me gjithë vëllezërit e tu dhe gjithë burrat e Izraelit janë në luginën e Terebintit për të luftuar Filistejtë".

1 Samuelit 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes, ia la delet e tij një rojtari, mori ngarkesën e tij dhe u nis ashtu siç e kishte urdhëruar Isai. Arriti në kampin e qerreve, kur ushtria po dilte për t’u radhitur në formacion beteje dhe lëshonte britma lufte.

1 Samuelit 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Izraelitët dhe Filistejtë ishin radhitur për betejë, një ushtri kundër tjetrës.

1 Samuelit 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi, pasi la ngarkesën e tij në duart e rojtarit të bagazheve, vrapoi në drejtim të grupimeve të betejës; me të arritur në vend, pyeti vëllezërit e tij si ishin.

1 Samuelit 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhët e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, që mbante emrin Goliath dhe përsëriti po ato fjalë; dhe Davidi i dëgjoi.

1 Samuelit 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë njerëzit e Izraelit, me ta parë atë njeri, ikën para tij dhe u hyri një frikë e madhe.

1 Samuelit 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha nga mbreti, ky do t’i japë për grua të bijën dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".

1 Samuelit 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi, duke iu drejtuar njerëzve që ishin pranë tij, tha: Çfarë do t’i bëjnë atij burri që do të vrasë këtë Filiste dhe do ta largojëë turpin nga Izraeli? Po kush është ky Filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë?".

1 Samuelit 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit iu përgjegjën me po ato fjalë, duke thënë: "Kështu do të bëhet me atë që do ta vrasë".

1 Samuelit 17:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliabi, vëllai i tij më i madh, e dëgjoi ndërsa fliste me ata njerëz; kështu Eliabi u zemërua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe këtu? Kujt ia le ato pak dele në shkretëtirë? Unë e njoh krenarinë tënde dhe ligësinë e zemrës sate, ke zbritur këtu për të parë betejën?".

1 Samuelit 17:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi u përgjegj: "Ç’kam bërë unë tani?. Nuk ishte veçse një pyetje e thjeshtë!".

1 Samuelit 17:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke u larguar prej tij, iu drejtua një tjetri dhe i bëri po atë pyetje; dhe njerëzit i dhanë po atë përgjigje të mëparshme.

1 Samuelit 17:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa dëgjuan fjalët që Davidi kishte thënë, ia treguan Saulit dhe ky dërgoi njerëz që ta thërresin.

1 Samuelit 17:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi i tha Saulit: "Asnjeri të mos ligështohet për shkak të tij! Shërbëtori yt do të shkojë të luftojë me këtë Filiste".

1 Samuelit 17:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli i tha Davidit: "Ti nuk mund të shkosh të luftosh kundër këtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndërsa ai është një luftëtar qysh në të ritë e tij".

1 Samuelit 17:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Shërbëtori yt kulloste kopenë e atit të tij; kur një luan ose një ari vinte për të rrëmbyer një dele nga kopeja,

1 Samuelit 17:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë e ndiqja, e godisja dhe ia rrëmbeja nga goja; në qoftë se ai kthehej kundër meje, unë e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.

1 Samuelit 17:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, shërbëtori yt ka vrarë luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerë do të pësojë të njëjtin fat, sepse ka fyer ushtrinë e Perëndisë të gjallë".

1 Samuelit 17:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi shtoi: "Zoti që më shpëtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do të më shpëtojë edhe nga dora e këtij Filisteu". Atëherë Sauli i tha Davidit: "Shko dhe Zoti qoftë me ty".

1 Samuelit 17:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturën e tij, i vuri në kokë një përkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.

1 Samuelit 17:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Davidi ngjeshi shpatën e Saulit mbi armaturën dhe u përpoq të ecë, sepse nuk ishte mësuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unë nuk mund të eci me këtë armaturë, sepse nuk jam mësuar me të". Dhe kështu Davidi e hoqi nga trupi i tij.

1 Samuelit 17:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mori në dorë shkopin e tij, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në përrua, i vuri në torbën e bariut, në një thes të vogël që kishte me vete; pastaj me hobenë në dorë u nis kundër Filisteut.

1 Samuelit 17:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Filisteu përparoi duke iu afruar gjithnjë e më tepër Davidit, ndërsa shqyrtari i tij e paraprinte.

1 Samuelit 17:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filisteu shikonte me kujdes dhe, me të parë Davidin, e përçmoi sepse ishte vetëm një i ri, kuqalash dhe i hijshëm.

1 Samuelit 17:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallë një qen që po del kundër meje me shkop në dorë?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin në emër të perëndive të tij.

1 Samuelit 17:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja këtu, dhe unë do t’ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave".

1 Samuelit 17:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi iu përgjegj Filisteut: "Ti po më vjen me shpatë, me shtizë dhe me ushtë; kurse unë po të dal në emër të Zotit të ushtërive, Perëndisë të ushtrisë së Izraelit që ti ke fyer.

1 Samuelit 17:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pikërisht sot Zoti do të të dorëzojë në duart e mia; dhe unë do të të rrëzoj, do të pres kokën tënde dhe do t’u jap pikërisht sot kufomat e ushtrisë së Filistejve shpendëve të qiellit dhe bishave të tokës, me qëllim që gjithë dheu të mësojë se ka një Perëndi në Izrael.

1 Samuelit 17:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gjithë kjo turmë do të mësojë që Zoti nuk të shpëton me anë të shpatës as me anë të shtizës; sepse përfundimi i betejës varet nga Zoti, dhe ai do t’ju dorëzojë në duart tona".

1 Samuelit 17:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Filisteu lëvizi dhe shkoi përpara për t’u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjëherë drejt mejdanit, ballë Filisteut;

1 Samuelit 17:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
vuri dorën në thes, nxori prej tij një gur, e hodhi me hobenë dhe e goditi në ballë Filisteun; guri iu fut në ballë dhe ai ra me fytyrë për tokë.

1 Samuelit 17:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Davidi me një hobe dhe një gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithëse Davidi nuk kishte asnjë shpatë në dorë.

1 Samuelit 17:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpatën dhe e vrau duke i prerë me të kokën. Kur Filistejtë e panë që heroi i tyre vdiq, ikën me vrap.

1 Samuelit 17:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njerëzit e Izraelit dhe të Judës u ngritën, duke lëshuar britma lufte, dhe i ndoqën Filistejtë deri në hyrjen e luginës dhe në portat e Ekronit. Filistejtë e plagosur për vdekje ranë në rrugën e Shaarimit, deri në Gath dhe në Ekron.

1 Samuelit 17:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur bijtë e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, plaçkitën kampin e tyre.

1 Samuelit 17:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj Davidi mori kokën e Filisteut dhe e çoi në Jeruzalem, por armët e tij i vendosi në çadrën e tij.

1 Samuelit 17:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Sauli kishte parë Davidin që po dilte kundër Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisë së tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt është ky i ri?". Abneri iu përgjegj: "Ashtu siç është e vërtetë që ti rron, o mbret, nuk e di".

1 Samuelit 17:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti tha: "Merr informata mbi prindërit e këtij djaloshi".

1 Samuelit 17:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e çoi përparea Saulit, ndërsa ai mbante akoma në dorë kokën e Filisteut.

1 Samuelit 17:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u përgjegj: Jam bir i shërbëtorit tënd, Betlemitit Isai".
Previous Chapter
« 1 Samuelit 16 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 17 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 17 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 17 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 17 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 17 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 17 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 17 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 17 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters