1 Samuelit Chapter 18 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbaroi së foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.

1 Samuelit 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi të kthehet në shtëpinë e atit të tij.

1 Samuelit 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jonathani lidhi një besölidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.

1 Samuelit 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jonathani hoqi mantelin që kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpatën, harkun dhe brezin e tij.

1 Samuelit 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi shkonte kudo që Sauli e dërgonte dhe dilte me sukses. Kështu Sauli e vuri në krye të luftëtarëve dhe shihej me sy të mirë nga gjithë populli, madje edhe nga shërbëtorët e Saulit.

1 Samuelit 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjatë kthimit të tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, gratë e të gjitha qyteteve të Izraelit i dolën para mbretit Saul, duke kënduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje gëzimi dhe me vegla muzikore.

1 Samuelit 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu gratë u përgjigjeshin njera tjetrës duke kënduar, dhe thoshnin: Sauli vrau mijëshn e tij dhe Davidi dhjetëmijëshn e tij..

1 Samuelit 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo gjë e pezmatoi shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen; ai tha: Davidit i njohin dhjetë mijë dhe mua vetëm një mijë. Tani nuk i mungonn veçse mbretëria!".

1 Samuelit 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu nga ajo ditë Sauli e shikoi me zili Davidin.

1 Samuelit 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen një frym i keq nga ana e Perëndisë e zotëroi Saulin që sillej si një i marrë në mes të shtëpisë, kurse Davidi i binte harpës me dorën e tij si ditët e tjera dhe Sauli mbante në dorë shtizën.

1 Samuelit 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli e vërtiti shtizën, duke thënë: "Do ta gozhdoj Davidin në mur!". Por Davidi iu shmang goditjes dy herë.

1 Samuelit 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli kishte frikë nga Davidi, sepse Zoti ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin.

1 Samuelit 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e bëri komandant të një mijë njerëzve; dhe ai shkonte e vinte në krye të popullit.

1 Samuelit 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidit i shkonin mbarë të gjitha veprat, dhe Zoti ishte me të.

1 Samuelit 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli, duke parë që atij i shkonte shumë mbarë çdo gjë, kishte frikë prej tij;

1 Samuelit 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por tërë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte në krye të tyre.

1 Samuelit 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli i tha Davidit: "Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit". Sauli mendonte kështu: "Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve".

1 Samuelit 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Davidi iu përgjegj Saulit: "Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?".

1 Samuelit 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhi çasti për t’ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.

1 Samuelit 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; këtë ia njoftuan Saulit dhe kjo gjë i pëlqeu.

1 Samuelit 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli mendoi: "Do t’ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve".

1 Samuelit 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: "Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: "Ja, mbreti ështëi kënaqur nga ti dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan, prandaj bëhu dhëndri i mbretit".

1 Samuelit 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit?. Unë jam një njeri ii varfër dhe nga shtresë e ulët".

1 Samuelit 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët i njoftuan Saulit: "Davidi u përgjegj në këtë mënyrë".

1 Samuelit 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli tha: "Do t’i thoni kështu Davidit: "Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t’u hakmarrë me armiqtë e mbretit"". Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.

1 Samuelit 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur shërbëtorët i njoftuan Davidit këto fjalë, Davidit iu duk gjë e mirë të bëhej dhëndër i mbretit. Ditët e caktuara nuk kishin kaluar akoma,

1 Samuelit 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur Davidi u ngrit dhe iku me njerëzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtë. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorëzoi mbretit këtë sasi të saktë për t’u bërë dhëndër i tij. Atëherë Sauli i dha të bijën Mikal për grua.

1 Samuelit 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli e pa dhe e kuptoi që Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.

1 Samuelit 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi.

1 Samuelit 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj princat e Filistejve dolën për të luftuar por, sa herë që dilnin, Davidi ia dilte më mirë se të gjithë shërbëtorët e Saulit; kështu emri i tij u bë shumë i famshëm.
Previous Chapter
« 1 Samuelit 17 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 18 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 18 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 18 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 18 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 18 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 18 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters