1 Samuelit Chapter 14 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqyrtarit të tij të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të Filistejve, që ndodhen në anën tjetër". Por nuk i tha asgjë të atit.

1 Samuelit 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta.

1 Samuelit 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur.

1 Samuelit 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e Filistejve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.

1 Samuelit 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut.

1 Samuelit 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jonathani i tha shqyrtarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".

1 Samuelit 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shqyrtari i tij iu përgjegj: "Bëj ç’ke për zemër; shko përpara; jam gati të shkoj me ty ku ta dëshirojë zemra jote".

1 Samuelit 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jonathani tha: "Ja, ne do të shkojmë drejt atyre njerëzve dhe do t’i bëjmë që të na shohin.

1 Samuelit 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të na thonë: "Ndaluni deri sa t’ju arrijmë," ne do të qëndrojmë në vend dhe nuk do të shkojmë tek ata;

1 Samuelit 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se na thonë: "Ejani te ne," ne do të shkojmë, sepse Zoti i ka dhënë në duart tona; dhe kjo do të na shërbejë si shenjë".

1 Samuelit 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të dy u panë nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejtë thanë: Ja Hebrenjtë që po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!!".

1 Samuelit 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj njerëzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit të tij dhe thanë: "Ejani te ne se kemi diçka për t’ju thënë". Atëherë Jonathani i tha shqyrtarit të tij: "Eja pas meje, sepse Zoti i ka dhënë në duart e Izraelit".

1 Samuelit 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me këmbë, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejtë binin përpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.

1 Samuelit 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo qe masakra e parë e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; në të humbën jetën rreth njëzet veta, në një sipërfaqe prej rreth gjysmë jugeri tokë.

1 Samuelit 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tmerri u përhap në kamp, në fshatra dhe në gjithë popullin; edhe garnizoni dhe cubat u trembën gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shndërrua kështu në një llahtarë të Perëndisë.

1 Samuelit 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rojet e Saulit në Gibeah të Beniaminit vështruan dhe panë që turma po shpërndahej dhe po ikte sa andej këtej.

1 Samuelit 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli u tha njerëzve që ishin me të: "Bëni apelin për të parë se kush ka ikur nga ne". U bë apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.

1 Samuelit 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli i tha Ahijaut: "Afroje arkën e Perëndisë!" (sepse në atë kohë arka e Perëndisë ishte me bijtë e Izraelit).

1 Samuelit 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Sauli fliste me priftin, rrëmuja në kampin e Filistejve vazhdonte të shtohej; kështu Sauli i tha priftit: "Hiqe dorën tënde!".

1 Samuelit 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli dhe tërë populli që ishte me të u mblodhën dhe lëvizën drejt vendit të betejës; dhe ja që shpata e secilit drejtohej kundër shokut të tij dhe rrëmuja ishte shumë e madhe.

1 Samuelit 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vetë Hebrenjtë, të cilët prej pak kohe gjendeshin me Filistejtë dhe ishin ngjitur bashkë me ta në kamp nga krahina përreth, u bashkuan me Izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonathanin.

1 Samuelit 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po kështu tërë Izraelitët që ishin fshehur në zonën malore të Efraimit, kur mësuan që Filistejtë po ia mbathnin, filluan edhe ata t’i ndjekin duke marrë pjesë në betejë.

1 Samuelit 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.

1 Samuelit 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por atë ditë njerëzit e Izraelit ishin të rraskapitur, sepse Sauli e kishte vënë popullin të betohej: "I mallkuar qoftë ai që do të prekë ushqim para mbrëmjes, para se të hakmerrem me armiqtë e mi". Kështu që asnjeri nga populli nuk preku ushqim me dorë.

1 Samuelit 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë populli hyri në një pyll, ku kishte mjaltë për tokë.

1 Samuelit 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të hyrë populli në pyll, ai pa mjaltin që kullonte; por askush nuk e çoi dorën në gojë, sepse populli kishte frikë nga betimi që kishte bërë.

1 Samuelit 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jonathani nuk e kishte dëgjuar atin e tij kur ai e kishte vënë popullin të betohej; prandaj zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e ngjeu në hojet e mjaltit dhe e çoi në gojë; kështu shikimi i tij u bë më i qartë.

1 Samuelit 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeri nga populli mori fjalën dhe tha: "Ati yt e ka vënë enkas popullin ta bëjë këtë betim, duke thënë: "Mallkuar qoftë ai njeri që do të prekë ushqim sot," megjithëse populli ishte i rraskapitur".

1 Samuelit 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jonathani tha: "Ati im i solli dëm vendit; unë shijova pak nga ky mjaltë dhe shikimi im u bë më i qartë.

1 Samuelit 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa më mirë do të kishte qenë sikur populli të kishte ngrënë sot lirisht plaçkën që gjeti te armiqtë! A nuk do të kishte pasur një masakër më të madhe të Filistejve?".

1 Samuelit 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë ata i mundën Filistejtë nga Mikmashi deri në Aijalon, por populli ishte tepër i lodhur.

1 Samuelit 14:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu populli u hodh mbi plaçkën, rrëmbeu dele, lopë dhe viça dhe i theri për tokë; dhe populli i hëngri me gjithë gjakun e tyre.

1 Samuelit 14:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtë ia treguan Saulit dhe i thanë: "Ja, populli po mëkaton kundër Zotit duke ngrënë mish me gjithë gjakun". Ai tha: "Ju keni kryer një shkelje; rrukullisni menjëherë një gur të madh pranë meje".

1 Samuelit 14:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli urdhëroi: "Shpërndahuni midis popullit dhe i thoni: Secili të sjellë këtu tek unë lopën dhe delen e tij; i therrni këtu dhee pastaj i hani, por mos mëkatoni ndaj Zotit, duke ngrënë mish me gjithë gjakun e tij!". Kështu gjithkush nga populli solli me vete lopën e tij dhe e theri në atë vend.

1 Samuelit 14:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli ndërtoi pastaj një altar kushtuar Zotit; ky ishte altar i parë që ai i ndërtoi Zotit.

1 Samuelit 14:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli tha: "Të zbresim natën për të ndjekur Filistejtë dhe t’i zhveshim deri në dritën e mëngjesit; dhe të mos lëmë asnjë prej tyre të gjallë". Populli u përgjegj: "Vepro si të të duket më mirë. Atëherë prifti tha: "T’i afrohemi Perëndisë këtu".

1 Samuelit 14:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli e pyeti Perëndinë: "A duhet të zbres për të ndjekur Filistejtë? A do t’i lësh në duart e Izraelit?". Por Perëndia nuk dha asnjë përgjigje.

1 Samuelit 14:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli tha: "Afrohuni këtu, ju gjithë krerë të popullit, pranoni dhe shikoni mëkatin e kryer sot,

1 Samuelit 14:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, ashtu siç është e vërtetë që Zoti, shpëtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur të gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet të vdesë". Por asnjeri nga tërë populli nuk iu përgjegj atij.

1 Samuelit 14:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i tha gjithë Izraelit: "Ju qëndroni në një anë, dhe unë dhe biri im Jonathan do të qëndrojmë nga ana tjetër". Populli iu përgjegj Saulit: "Bëj atë që të duket më mirë".

1 Samuelit 14:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Sauli i tha Zotit: "O Perëndi i Izraelit, na jep përgjigjen e drejtë". Kështu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.

1 Samuelit 14:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli tha: "Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim". Kështu u caktua Jonathani.

1 Samuelit 14:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli i tha Jonathanit: "Më trego ç’ke bërë". Jonathani i tha: Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam,, kam për të vdekur!".

1 Samuelit 14:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sauli tha: "Perëndia e bëftë këtë dhe bile më keq, sepse ti ke për të vdekur me siguri, o Jonathan!".

1 Samuelit 14:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po populli i tha Saulit: "A duhet të vdesë Jonathani që ka sjellë këtë çlirim të madh në Izrael? Mos ndodhtë kurrë! Ashtu siç është e vërtetë që Zoti jeton, nuk ka për të rënë në tokë as edhe një fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashkë me Perëndinë"! Kështu populli e shpëtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.

1 Samuelit 14:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve dhe Filistejtë u kthyen në vendin e tyre.

1 Samuelit 14:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli e forcoi mbretërinë e Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve që ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve të Amonit, Edomit, mbretërve të Tsobahut dhe Filistejve; ai korrte fitore nga çdo anë që të kthehej.

1 Samuelit 14:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kreu vepra trimërie, mundi Amalekitët dhe çliroi nga duart e atyre që e plaçkitnin.

1 Samuelit 14:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, më e madhja, dhe Mikal më e vogla.

1 Samuelit 14:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit të ushtrisë së tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.

1 Samuelit 14:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijtë e Abielit.

1 Samuelit 14:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjatë gjithë jetës së Saulit pati një luftë të pamëshirshme kundër Filistejve; çdo njeri të fortë dhe çdo të ri trim që Sauli shikonte, i merrte me vete.
Previous Chapter
« 1 Samuelit 13 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 14 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 14 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 14 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 14 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 14 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 14 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters