1 Samuelit Chapter 27 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi tha në zemër të tij: "Një ditë ose një tjetër unë do të vritem nga dora e Saulit; prandaj nuk ka asgjë më të mirë për mua se sa të shpëtoj kokën në vendin e Filistejve; kështu Sauli do të heqë dorë të më kërkojë akoma në të gjithë territorin e Izraelit; kështu do të shpëtoj nga duart e tij".

1 Samuelit 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Davidi u ngrit dhe shkoi, bashkë me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete, te Akishi, bir i Maokut, mbret i Gathit.

1 Samuelit 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështru Davidi qëndroi me Akishin në Gath, ai vetë dhe njerëzit e tij, secili me familjen e vet; Davidi me dy bashkëshortet e tij: Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.

1 Samuelit 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i njoftuan Saulit që Davidi kishte ikur në Gath, dhe ai nuk e kërkoi më.

1 Samuelit 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi i tha Akishit: "Në rast se gëzoj hirin tënd, të më jepet një vend në një qytet të fushës ku unë të mund të banoj. Pse duhet që shërbëtori yt të banojë me ty në qytetin mbretëror?".

1 Samuelit 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu atë ditë Akishi i dha Tsiklagun; për këtë arësye Tsiklagu u ka përkitur mbretërve të Judës deri ditën e sotme.

1 Samuelit 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi qëndroi në vendin e Filistejve një vit e katër muaj.

1 Samuelit 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.

1 Samuelit 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjallë as burra as gra; pastaj merrte dele, lopë, gomarë, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.

1 Samuelit 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Akishi e pyeste: "Ku keni plaçkitur sot?," Davidi i përgjigjej: Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejvee".

1 Samuelit 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: "Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: "Kështu ka bërë Davidi"". Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve.

1 Samuelit 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: "Ai u bë i urrejtshëm nga populli i Izraelit dhe kështu do të jetë gjithmonë shërbëtori im".
Previous Chapter
« 1 Samuelit 26 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 27 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 27 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 27 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 27 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 27 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 27 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 27 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 27 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 27 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 27 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 27 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 27 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 27 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 27 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 27 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 27 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 27 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 27 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 27 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 27 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters