1 Samuelit Chapter 28 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për të luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë që duhet të dalësh të luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".

1 Samuelit 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi iu përgjegj Akishit: "Ti me siguri ke për të parë atë që do të bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do të të bëhem roje personale për gjithnjë".

1 Samuelit 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur në Ramah, në qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.

1 Samuelit 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën të fushojnë në Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi në Gilboa.

1 Samuelit 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.

1 Samuelit 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë të ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë të profetëve.

1 Samuelit 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të tij: "Më gjeni një grua që të jetë mediume, me qëllim që unë të mund të shkoj tek ajo për t’u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, në En-Dor ka një grua që është mediume".

1 Samuelit 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sauli u vesh ndryshe për të mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, të lutem, me një seancë spiritizmi dhe më thirr atë që do të të them".

1 Samuelit 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç’ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për të shkaktuar vdekjen time?".

1 Samuelit 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli iu betua në emër të Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do të kesh për këtë!".

1 Samuelit 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".

1 Samuelit 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".

1 Samuelit 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga tokaa".

1 Samuelit 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e pyeti: "Ç’formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.

1 Samuelit 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet më as me anë të profetëve as me anë të ëndrrave; prandaj të thirra, që ti të më tregosh se çfarë duhet të bëj".

1 Samuelit 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?

1 Samuelit 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,

1 Samuelit 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.

1 Samuelit 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.

1 Samuelit 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.

1 Samuelit 28:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t’iu bindur fjalëve që më the.

1 Samuelit 28:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".

1 Samuelit 28:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.

1 Samuelit 28:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.

1 Samuelit 28:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.
Previous Chapter
« 1 Samuelit 27 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 28 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 28 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 28 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 28 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 28 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 28 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 28 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 28 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 28 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 28 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 28 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 28 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters