1 Samuelit Chapter 8 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.

1 Samuelit 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.

1 Samuelit 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.

1 Samuelit 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,

1 Samuelit 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".

1 Samuelit 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

1 Samuelit 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.

1 Samuelit 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t’u shërbyer perëndive të tjera.

1 Samuelit 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".

1 Samuelit 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.

1 Samuelit 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t’i marrë bijtë tuaj dhe do t’i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;

1 Samuelit 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t’i vënë ata t’i lërojnë arat, t’i korrin të lashtat, t’i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.

1 Samuelit 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrë bijat tuaja për t’i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.

1 Samuelit 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t’ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

1 Samuelit 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t’ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.

1 Samuelit 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t’i përdorur në punimet e tij.

1 Samuelit 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.

1 Samuelit 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t’ju përgjigjet".

1 Samuelit 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me gjithatë populli nuk deshi t’i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: Jo, do të kemi një mbret mbi ne..

1 Samuelit 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".

1 Samuelit 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.

1 Samuelit 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".
Previous Chapter
« 1 Samuelit 7 (ALB)
Next Chapter
1 Samuelit 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 8 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 8 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 8 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 8 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 8 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 8 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
サムエル記上 8 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 8 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters