2 Kronikave Chapter 10 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.

2 Kronikave 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte akoma në Egjipt ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti.

2 Kronikave 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t’i flasin Roboamit dhe i thanë:

2 Kronikave 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë".

2 Kronikave 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.

2 Kronikave 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: "Çfarë më këshilloni t’i them këtij populli?".

2 Kronikave 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon".

2 Kronikave 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,

2 Kronikave 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t’i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".

2 Kronikave 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t’i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë". Kështu do t’u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;

2 Kronikave 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj në qoftë se ati im ju ka vënë një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik"".

2 Kronikave 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas tri ditëve, Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh".

2 Kronikave 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,

2 Kronikave 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
u foli atyre sipas këshillës së dhënë nga të rinjtë, duke thënë: "Ati im e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, por unë do ta bëj edhe më të rëndë; ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik".

2 Kronikave 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.

2 Kronikave 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!". Kështu tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.

2 Kronikave 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetin e Judës mbretëroi Roboami.

2 Kronikave 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.

2 Kronikave 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Izraeli ka qenë rebel ndaj shtëpisë së Davidit deri ditën e sotme.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 9 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 10 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 10 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 10 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 10 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 10 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 10 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 10 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 10 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 10 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters