2 Kronikave Chapter 28 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashazi ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai nuk bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, siç kishte bërë Davidi, i ati;

2 Kronikave 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ndoqi rrugët e mbretërve të Izraelit, madje bëri shëmbëlltyra prej metali të shkrirë për Baalët.

2 Kronikave 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai dogji temjan në luginën e Birit të Hinomit dhe dogji në zjarr bijtë e tij, duke ndjekur veprimet e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit;

2 Kronikave 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përveç kësaj bënte flijime dhe dogji temjan mbi vendet e larta, mbi kodrat dhe nën çdo pemë të gjelbëruar.

2 Kronikave 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti, Perëndia i tij, ia dha në dorë mbretit të Sirisë; ky i mundi dhe zuri një numër të madh robërish që i çuan në Damask. U dha gjithashtu në dorë të mbretit të Izraelit, që i shkaktoi një humbje të madhe.

2 Kronikave 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë Pekahu, bir i Remaliahut, brenda një dite vrau njëqind e njëzet mijë burra në Judë, tërë trima, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.

2 Kronikave 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zikri, një trim nga Efraimi, vrau Maasejahun, birin e mbretit, Azrikam, prefektin e pallatit, dhe Elkanahun, që zinte vendin e dytë pas mbretit.

2 Kronikave 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit çuan robër, midis vëllezërve të tyre, dyqind mijë gra, bij dhe bija; u morën atyre edhe një plaçkë të madhe, që e çuan në Samari.

2 Kronikave 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por aty ishte një profet i Zotit, që quhej Obed. Ai doli para ushtrisë që po kthehej në Samari dhe tha: "Ja, me qenë se Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ju dha ata në duart tuaja, por ju i vratë me tërbim, që arriti deri në qiell.

2 Kronikave 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani doni t’i nënshtroni, si skllevërit tuaj dhe skllavet tuaja, bijtë dhe bijat e Judës dhe të Jeruzalemit. Por në realitet a nuk jeni fajtorë ju vetë përpara Zotit, Perëndisë tuaj?

2 Kronikave 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjomëni, pra, dhe kthejini robërit që keni zënë midis vëllezërve tuaj, sepse përndryshe zemërimi i zjarrtë i Zotit do të bjerë mbi ju".

2 Kronikave 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa nga krerët e bijve të Efraimit, Azariahu, bir i Johananit, Berekiahu, bir i Meshilemothit, Ezekia, bir i Shalumit, dhe Amasa, bir i Hadlait, u ngritën kundër atyre që ktheheshin nga lufta,

2 Kronikave 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thanë: "Ju nuk do t’i sillni këtu robërit, sepse mbi ne rëndon tanimë një faj kundër Zotit; ajo që keni ndër mend të bëni do t’i shtojë edhe më tepër mëkatet dhe fajin tonë, sepse faji ynë është mjaft i madh dhe një zemërim i zjarrtë i kërcënohet Izraelit".

2 Kronikave 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ushtarët i lanë robërit dhe plaçkën përpara komandantëve dhe tërë asamblesë.

2 Kronikave 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj disa njerëz të thirrur me emër u ngritën dhe morën robërit dhe me rrobat e plaçkës veshën tërë ata që ishin lakuriq; u dhanë rroba dhe sandale, për të ngrënë dhe për të pirë dhe i vajosën; pastaj i mbartën tërë të dobëtit mbi gomarë dhe i çuan në Jeriko, qyteti i palmave, pranë vëllezërve të tyre, pastaj u kthyen në Samari.

2 Kronikave 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë mbreti Ashaz shkoi t’i kërkojë ndihmë mbretit të Asirisë.

2 Kronikave 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edomitët kishin ardhur përsëri, kishin mundur Judën dhe kishin marrë me vete robërit.

2 Kronikave 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filistejtë kishin pushtuar edhe qytetet e fushës dhe të Negevit të Judës dhe kishin marrë Beth-Shemeshin, Ajalonin, Gederothin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun me fshatrat e tij, Gimzon me fshatrat e tij, dhe ishin vendosur aty.

2 Kronikave 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti në fakt kishte poshtëruar Judën për shkak të Ashazit, mbretit të Izraelit, që kishte nxitur rënien morale në Judë dhe kishte kryer mëkate të rënda kundër Zotit.

2 Kronikave 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisë, doli kundër tij dhe e shtypi në vend që ta ndihmonte,

2 Kronikave 28:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
megjithatë Ashazi kishte marrë një pjesë të thesareve të shtëpisë të Zotit, të pallatit të mbretit dhe të krerëve, dhe ia kishte dhënë të gjitha mbretit të Asirisë; megjithatë kjo nuk i vlejti fare.

2 Kronikave 28:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe kur ishte i shtypur, mbreti Ashaz mëkatoi edhe më shumë kundër Zotit.

2 Kronikave 28:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U ofroi flijime perëndive të Damaskut që e kishin mundur, duke thënë: Me qenë se perënditë e mbretit të Sirisë i ndihmojnë ata, unë do t’i ofrojj atyre flijime që të më ndimojnë edhe mua". Por qenë pikërisht ata që shkaktuan shkatërrimin e tij dhe atë të të gjithë Izraelit.

2 Kronikave 28:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashazi mblodhi gjithë veglat e shtëpisë së Perëndisë, i bëri ato copë-copë, mbylli portat e shtëpisë të Zotit, ndërtoi altare në çdo kënd të Jeruzalemit,

2 Kronikave 28:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe në çdo qytet të Judës vendosi vende të larta për t’u djegur temjan perëndive të tjera, duke shkaktuar kështu zemërimin e Zotit, Perëndisë të etërve të tij.

2 Kronikave 28:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të tij dhe tërë sjelljet e tij, nga e para në të fundit, janë shkruar në librin e mbretërve të Judës dhe të Izraelit.

2 Kronikave 28:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Ashazin pushoi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jeruzalem, por nuk deshën ta vënë në varrezat e mbretërve të Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ezekia.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 27 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 28 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 28 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 28 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 28 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 28 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 28 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 28 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 28 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 28 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 28 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 28 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters