2 Kronikave Chapter 23 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e shtatë Jehojada mori kurajo, mori komandantët e qindëshëve, domethënë Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohanamit, Azariahun, birin e Obedit, Maasejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit, dhe këta lidhën një aleancë me të.

2 Kronikave 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata përshkuan Judën, mblodhën Levitët nga të gjitha qytetet e Judës dhe të parët e shtëpive atërore të Izraelit dhe erdhën në Jeruzalem.

2 Kronikave 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë asambleja lidhi një aleancë me mbretin në shtëpinë e Perëndisë. Pastaj Jehojada u tha atyre: "Ja, biri i mbretit do të mbretërojë, si ka thënë Zoti për bijtë e Davidit.

2 Kronikave 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja çfarë do të bëni ju: një e treta nga ju, priftërinj dhe Levitë, që marrin shërbimin ditën e shtunë, do të caktohen në portat e tempullit;

2 Kronikave 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një e treta tjetër do të rrijë në pallatin e mbretit, dhe e treta tjetër në portën e themelimit, ndërsa tërë populli do të rrijë në oborrin e shtëpisë të Zotit.

2 Kronikave 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por askush nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit, përveç priftërinjve dhe Levitëve të shërbimit; këta mund të hyjnë sepse janë të shenjtëruar; por tërë populli do t’i përmbahet urdhrit të Zotit.

2 Kronikave 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Levitët do ta rrethojnë mbretin nga çdo anë, secili me armën e tij në dorë; kushdo që hyn në tempull do të vritet; ju përkundrazi do të qëndroni me mbretin, kur të hyjë dhe të dalë".

2 Kronikave 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Levitët dhe tërë Juda bënë pikërisht ashtu si kishte urdhëruar prifti Jehojada; secili mori njerëzit e tij, ata e merrnin shërbimin të shtunën dhe ata që e linin shërbimin të shtunën, sepse prifti Jehojada nuk kishte liruar nga puna klasat që dilnin.

2 Kronikave 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti Jehojada u dha komandantëve të qindëshëve ushtat dhe mburojat e vogla e të mëdha që qenë të mbretit David dhe që ndodheshin në shtëpinë e Perëndisë.

2 Kronikave 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vendosi tërë popullin, secili me armën e tij në dorë, nga krahu i djathtë deri në krahun e majtë të tempullit; gjatë altarit dhe pranë tempullit, rrotull mbretit.

2 Kronikave 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë nxorën birin e mbretit, i vunë mbi kokë kurorën, i dorëzuan ligjin dhe e shpallën mbret; pastaj Jehojada dhe bijtë e tij e vajosën dhe thirrën: "Rroftë mbreti!".

2 Kronikave 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Athaliah dëgjoi zhurmën e popullit që vinte duke brohoritur për mbretin, ajo shkoi drejt popullit, në drejtim të shtëpisë të Zotit.

2 Kronikave 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shikoi, dhe ja, mbreti qëndronte më këmbë në podiumin e tij në hyrje, kapitenët dhe borizanët ishin pranë mbretit, tërë populli i vendit ishte i gëzuar dhe u binte borive dhe këngëtarët me veglat e tyre musikore udhëhiqnin lavdërimin. Atëherë Athaliah grisi rrobat e saj dhe bërtiti: Tradhëti, tradhëti!!".

2 Kronikave 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por prifti Jehojada nxori komandantët e qindëshëve që komandonin ushtrinë dhe u tha: "Nxirreni nga rreshtat dhe kushdo që i shkon pas të vritet me shpatë!". Prifti në të vërtetë kishte thënë: "Mos lejoni që të vritet në shtëpinë e Zotit".

2 Kronikave 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e mbërthyen dhe, sa arriti në shtëpinë e mbretit nëpër rrugën e portës së kuajve, aty e vranë.

2 Kronikave 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje ndërmjet vetes, tërë popullit dhe mbretit, me qëllim që Izraeli të ishte populli i Zotit.

2 Kronikave 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë populli shkoi në tempullin e Baalit dhe e shkatërroi: copëtoi plotësisht altarët e tij dhe shëmbëlltyrat dhe vrau përpara altarëve Matanin, priftin e Baalit.

2 Kronikave 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehojada ua besoi mbikqyrjen e shtëpisë të Zotit priftërinjve levitë, që Davidi kishte vendosur në shtëpinë e Zotit për t’i ofruar olokauste Zotit siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me gëzim dhe këngë, ashtu si kishte urdhëruar Davidi.

2 Kronikave 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendosi gjithashtu derëtarë në portat e shtëpisë të Zotit, me qëllim që të mos hynte askush që të ishte në një farë mënyre i papastër.

2 Kronikave 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mori pastaj komandantët e qindësheve, parinë, ata që kishin autoritet mbi popullin dhe tërë popullin e vendit dhe bëri që mbreti të zbresë nga shtëpia e Zotit; duke kaluar pastaj nga porta e sipërme, arritën në pallatin mbretëror dhe e ulën mbretin mbi fronin mbretëror.

2 Kronikave 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë populli i vendit ishte në festë dhe qyteti mbeti i qetë, kur Athaliah u vra me shpatë.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 22 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 23 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 23 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 23 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 23 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 23 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 23 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters