2 Kronikave Chapter 35 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 35 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 35 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 35:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Josia kremtoi në Jeruzalem Pashkën për nder të Zotit; Pashka u kremtua ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë.

2 Kronikave 35:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i caktoi priftërinjtë në detyrat e tyre dhe i nxiti në shërbimin e shtëpisë të Zotit.

2 Kronikave 35:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha Levitëve që udhëzonin tërë Izraelin dhe që i ishin shenjtëruar Zotit: "Vendoseni arkën e shenjtë në tempullin e ndërtuar nga Salomoni, bir i Davidit, mbret i Izraelit; ajo nuk do të jetë më barrë për shpatullat tuaja. Tani shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij të Izraelit.

2 Kronikave 35:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendosuni sipas shtëpive tuaja atërore, sipas klasave tuaja, në bazë të udhëzimeve të shkruara të Davidit, mbretit të Izraelit, dhe të Salomonit, birit të tij;

2 Kronikave 35:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
qëndroni në shenjtërore sipas ndarjeve të shtëpive atërore të vëllezërve tuaj, bij të popullit, dhe pjesa e shtëpisë atërore të Levitëve.

2 Kronikave 35:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Flijoni Pashkën, shenjtërohuni dhe vihuni në dispozicion të vëllezërve tuaj, duke ndjekur fjalën e Zotit të transmetuar me anë të Moisiut".

2 Kronikave 35:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Josia u dha njerëzve të popullit, gjithë atyre që ishin të pranishëm, bagëti të imta, qengja dhe keca, gjithsej tridhjetë mijë kokë, të tëra për Pashkët, si edhe tre mijë qe; kjo vinte nga pasuria e mbretit.

2 Kronikave 35:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe princat i bënë një dhuratë spontane popullit, priftërinjve dhe Levitëve. Hilkiahu, Zakaria dhe Jehieli, drejtues të shtëpisë së Perëndisë, u dhanë priftërinjve për flijimet e Pashkës dy mijë e gjashtëqind qengja dhe keca si edhe treqind qe.

2 Kronikave 35:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj Konaniahu, bashkë me vëllezërit e tij Shemajah dhe Nethaneel, dhe Hashabiahu, Jeijeli dhe Jozabadi, krerë të Levitëve, u dhanë Levitëve për flijimet e Pashkës pesë mijë qengja dhe keca si edhe pesëqind qe.

2 Kronikave 35:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa u përgatit shërbimi, priftërinjtë zunë vendet e tyre, dhe Levitët sipas klasave të tyre, në bazë të urdhrit të dhënë nga mbreti.

2 Kronikave 35:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj flijuan Pashkën; priftërinjtë e spërkatnin gjakun me duart e tyre, ndërsa Levitët ripnin kafshët.

2 Kronikave 35:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu vunë mënjanë olokaustet për t’ua shpërndarë bijve të popullit, sipas ndarjeve të shtëpive atërore, me qëllim që t’ia ofronin Zotit, siç është shkuar në librin e Moisiut. Vepruan njëlloj me qetë.

2 Kronikave 35:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj poqën qengjat e Pashkës mbi zjarr sipas normave të përcaktuara; por ofertat e tjera të shenjtëruara i gatuan në tenxhere, në kazanë dhe në tiganë dhe ua shpërndanë menjëherë tërë bijve të popullit.

2 Kronikave 35:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, sepse priftërinjtë, bijtë e Aaronit, ishin të zënë deri në mbrëmje për të ofruar olokaustet dhe pjesët me dhjamë; kështu Levitët përgatitën racione për vete dhe për priftërinjtë, bij të Aaronit.

2 Kronikave 35:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këngëtarët, bij të Asafit, ishin në vendin e tyre, sipas urdhrit të Davidit, të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit, shikuesit të mbretit. Në çdo portë kishte derëtarë; këta nuk patën nevojë të largoheshin nga shërbimi i tyre, sepse Levitët, vëllezërit e tyre, kishin përgatitur racione për ata.

2 Kronikave 35:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu atë ditë tërë shërbimi i Zotit u përgatit për të kremtuar Pashkën dhe për të ofruar olokauste mbi altarin e Zotit, sipas urdhrit të mbretit Josia.

2 Kronikave 35:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit, që ishin të pranishëm, e kremtuan atëherë festën e Pashkës dhe festën e të ndormëve shtatë ditë me radhë.

2 Kronikave 35:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Izrael nuk ishte kremtuar një Pashkë si ajo që nga koha e profetit Samuel. Asnjë nga mbretërit e Izraelit nuk kishte kremtuar ndonjëherë një Pashkë si ajo që u kremtua nga Josia, me pjesëmarrjen e priftërinjve, të Levitëve, të gjithë Judës dhe të Izraelit, të pranishëm bashkë me banorët e Jeruzalemit.

2 Kronikave 35:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo Pashkë u kremtua në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josias.

2 Kronikave 35:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas gjithë këtyre gjërave, kur Josia e vuri në rregull tempullin, Neko, mbret i Egjiptit, doli në Karkemish mbi Eufrat për të luftuar; dhe Josia u ngrit kundër tij.

2 Kronikave 35:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Neko i dërgoi lajmëtarë për t’i thënë: "Çfarë ka midis meje dhe teje, o mbret i Judës? Këtë herë unë nuk kam ardhur kundër teje, por kundër një shtëpie me të cilën ndodhem në luftë; Perëndia më ka urdhëruar të shpejtohem; mos e kundërshto, pra, Perëndinë që është me mua, që ai të mos të të shkatërrojë".

2 Kronikave 35:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Josia nuk deshi të tërhiqet nga ai; por për të luftuar kundër tij u vesh me rroba të tjera që të mos njihej dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos, që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu doli të ndeshet në luginën e Megidos.

2 Kronikave 35:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa harkëtarë gjuajtën kundër mbretit Josia; atëherë mbreti u tha shërbëtorëve të tij: "Më largoni që këtej, sepse jam plagosur rëndë".

2 Kronikave 35:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e tij e hoqën nga qerrja e tij, e vunë në një qerre të dytë që ai kishte dhe e çuan në Jeruzalem. Kështu ai vdiq dhe u varros në varrezat e etërve të tij. Tërë Juda dhe Jeruzalemi mbajtën zi për Josian.

2 Kronikave 35:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeremia kompozoi një vajtim për Josian; tërë këngëtarët dhe këngëtaret në vajtimet e tyre kanë folur për Josian deri në ditën e sotme; dhe këto janë bërë një zakon në Izrael; dhe ja, ata janë shkruar në Vajtimet.

2 Kronikave 35:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Josias, veprat e tij të mira sipas asaj që është shkruar në ligjin e Zotit,

2 Kronikave 35:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
veprimet e tij, nga të parat deri në të fundit janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 34 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 35 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 35 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 35 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 35 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 35 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 35 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 35 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 35 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 35 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 35 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 35 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 35 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 35 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 35 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 35 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 35 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 35 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 35 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 35 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 35 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters