2 Kronikave Chapter 18 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.

2 Kronikave 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.

2 Kronikave 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: "A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu përgjigj: "Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty".

2 Kronikave 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: "Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit".

2 Kronikave 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?". Ata iu përgjigjën: "Shko, pra, sepse Perëndia do ta japë atë në duart e mbretit".

2 Kronikave 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jozafati tha: "Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?".

2 Kronikave 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë për mua, por vetëm të keqen". Jozafati tha: "Mbreti të mos flasë kështu".

2 Kronikave 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: "Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".

2 Kronikave 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.

2 Kronikave 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha: Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t’i shkatërrosh plotësisht"".

2 Kronikave 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë profetët profetizuan në të njëjtën mënyrë, duke thënë: "Dil kundër Ramothit nga Galaadi dhe do t’ia dalësh, sepse Zoti do ta japë atë në duart e mbretit".

2 Kronikave 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira".

2 Kronikave 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall".

2 Kronikave 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?". Ai u përgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t’ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja".

2 Kronikave 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i tha: "Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".

2 Kronikave 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mikajahu u përgjigj: "E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet"".

2 Kronikave 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?".

2 Kronikave 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Mikajahu i tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.

2 Kronikave 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti tha: "Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?"". Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.

2 Kronikave 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha: "Unë do t’ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?".

2 Kronikave 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij". Zoti i tha: "Me siguri do t’arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu".

2 Kronikave 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje".

2 Kronikave 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me një shpullë Mikajahun, dhe tha: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë që të flasë me ty?".

2 Kronikave 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mikajahu u përgjigj: "Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t’u fshehur!".

2 Kronikave 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Merreni Mikajahun dhe çojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,

2 Kronikave 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thoni atyre: Kështu thotë mbreti: "Futeni këtë në burg dhe ushqejeni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa unë të kthehem shëndoshë e mirë"".

2 Kronikave 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mikajahu tha: "Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!".

2 Kronikave 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit nga Galaadi.

2 Kronikave 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unë do të vishem ndryshe dhe pastaj do të shkoj të luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretërore". Kështu mbreti i Izraelit ndërroi rrobat dhe shkuan të luftojnë.

2 Kronikave 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Sirisë kishte dhënë këtë urdhër kapitenëve të qerreve të tij duke thënë: "Mos luftoni kundër askujt, të madh apo të vogël, por vetëm kundër mbretit të Izraelit".

2 Kronikave 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ai është mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.

2 Kronikave 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur kapitenët e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.

2 Kronikave 18:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij: "Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur".

2 Kronikave 18:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 17 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 18 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 18 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 18 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 18 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters