2 Kronikave Chapter 20 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyreve ngjarjeve ndodhi që bijtë e Moabit, bijtë e Amonit dhe të tjerë me ta së bashku me Amonitët erdhën të luftojnë kundër Jozafatit.

2 Kronikave 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu erdhën disa të informonin Jozafatin, duke thënë: "Një shumicë e madhe është nisur kundër teje që përtej detit, nga Siria; ja, tani ata janë në Hatsatson-Thamar" (që është En-Gedi).

2 Kronikave 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozafati u trëmb dhe filloi të kërkojë Zotin, dhe shpalli një agjërim në gjithë Judën.

2 Kronikave 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata të Judës u mblodhën për të kërkuar ndihmën e Zotit, dhe nga të gjitha qytetet e Judës vinin për të kërkuar Zotin.

2 Kronikave 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozafati u ngrit më këmbë në mes të asamblesë së Judës dhe të Jeruzalemit në shtëpinë e Zotit përpara oborrit të ri

2 Kronikave 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha: "O Zot, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë.

2 Kronikave 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk ke qenë ti, Perëndia ynë, që ke dëbuar banorët e këtij vendi përpara popullit tënd të Izraelit dhe ia ke dhënë për gjithnjë pasardhësve të mikut tënd Abraham?

2 Kronikave 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata kanë banuar aty dhe kanë ndërtuar një shenjtërore për emrin tënd, duke thënë:

2 Kronikave 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në rast se na godet një fatkeqësi, shpata, gjykimi apo murtaja ose zia e bukës, ne do të paraqitemi përpara këtij tempulli dhe përpara teje (sepse emri yt është në këtë tempull), do të të klithim ty nga fatkeqësia jonë, ti do të na dëgjosh dhe do të na vish në ndihmë".

2 Kronikave 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, tani bijtë e Amonit, të Moabit dhe ata të malit Seir, në territorin e të cilëve nuk e lejove Izraelin të hynte kur ata po dilnin nga Egjipti (prandaj ata qëndruan larg tyre dhe nuk i shkatërruan),

2 Kronikave 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ja, tani ata na shpërblejnë, duke ardhur të na dëbojnë nga trashëgimia jote që na ke dhënë në zotërim.

2 Kronikave 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Perëndia ynë, a nuk do t’i dënosh ata? Sepse ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti".

2 Kronikave 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani tërë burrat e Judës, me fëmijët, bashkëshortet dhe bijtë e tyre, rrinin më këmbë përpara Zotit.

2 Kronikave 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë në mes të asamblesë Fryma e Zotit përfshiu Jahazielin, birin e Zakarias, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, një Levit nga bijtë e Asafit.

2 Kronikave 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky tha: "Dëgjoni, ju të gjithë nga Juda, ju banorë të Jeruzalemit dhe ti, o mbret Jozafat! Kështu ju thotë Zoti: "Mos kini frikë, mos u tronditni për shkak të kësaj shumice të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.

2 Kronikave 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nesër hidhuni kundër tyre; ja, ata do të ngjiten nëpër të përpjetën e Tsitsit, dhe ju do t’i gjeni në skajin e luginës përballë shkretëtirës së Jeruelit.

2 Kronikave 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të jeni ju që do të luftoni në këtë betejë; zini pozicion, qëndroni pa lëvizur dhe do të shihni lirimin e Zotit, që është me ju. O Judë, o Jeruzalem, mos kini frikë dhe mos u tronditni; nesër do të dilni kundër tyre, sepse Zoti është me ju"".

2 Kronikave 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozafati uli për tokë fytyrën e tij, dhe tërë Juda dhe banorët e Jeruzalemit ranë përmbys përpara Zotit dhe e adhuruan.

2 Kronikave 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Levitët, bijtë e Kehathitëve dhe të Korahitëve, u ngritën për të lëvduar me zë të lartë Zotin, Perëndinë e Izraelit.

2 Kronikave 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mëngjesin vijues u çuan shpejt dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoas; ndërsa po viheshin për rrugë, Jozafati, duke qëndruar në këmbë, tha: Dëgjomëni, o Judë, dhe ju banorë të Jeruzalemit! Besoni Zotin, Perëndinëë tuaj, dhe do të jeni të fortë; besoni profetët e tij dhe do të keni mbarësi".

2 Kronikave 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, pasi u këshillua me popullin, caktoi ata që duhet t’i këndonin Zotit dhe duhet ta lëvdonin për shkëlqimin e shenjtërisë së tij, ndërsa ecnin përpara ushtrisë dhe thonin: "Kremtoni Zotin, sepse mirësia e tij zgjat përjetë".

2 Kronikave 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata filluan të këndojnë dhe të lëvdojnë, Zoti ngriti një pritë kundër bijve të Amonit dhe të Moabit dhe atyre të malit të Seirit që kishin ardhur kundër Judës, dhe mbetën të mundur.

2 Kronikave 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Amonit dhe të Moabit u ngritën kundër banorëve të malit të Seirit për të realizuar shfarosjen dhe shkatërrimin e tyre; mbasi kryen shfarosjen e banorëve të Seirit, ndihmuan njeri-tjetrin për të shkatërruar veten e tyre.

2 Kronikave 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu kur ata të Judës arritën në lartësinë prej nga mund të kqyrej shkretëtira, u kthyen nga turma, dhe ja, nuk kishte veçse kufoma të shtrira për tokë, asnjë nuk kishte shpëtuar.

2 Kronikave 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozafati dhe njerëzit e tij shkuan për të marrë plaçkën e luftës; midis tyre gjetën një sasi të madhe pasurish mbi kufomat e tyre dhe sende me vlerë; morën për vete më tepër se sa mund t’i mbartnin; iu deshën tri ditë për të marrë plaçkën, aq e shumtë ishte ajo.

2 Kronikave 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e katërt u mblodhën në Luginën e Bekimit, ku bekuan Zotin; prandaj ky vend quhet Lugina e Bekimit edhe sot.

2 Kronikave 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tërë njerëzit e Judës dhe të Jeruzalemit, me Jozafatin në krye, u nisën me gëzim për t’u kthyer në Jeruzalem, sepse Zoti u kishte dhënë shkas të gëzohen mbi armiqtë e tyre.

2 Kronikave 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu hynë në Jeruzalem me harpa, me qeste dhe me bori dhe u drejtuan nga shtëpia e Zotit.

2 Kronikave 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tmerri i Zotit ra mbi të gjitha mbretëritë e vendeve të tjera, kur mësuan që Zoti kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit.

2 Kronikave 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretëria e Jozafatit qe e qetë; Perëndia i tij i dha paqe rreth e qark.

2 Kronikave 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jozafati mbretëroi mbi Judë. Ai ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e pesë vjet në Jeruzalem; e ëma quhej Azubah dhe ishte bija e Shihlit.

2 Kronikave 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ndoqi kudo rrugët e atit të tij, Asa, dhe nuk u largua prej tyre, duke bërë atë që ishtë e drejtë në sytë e Zotit.

2 Kronikave 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën, sepse populli nuk e kishte akoma zemrën të kthyer në mënyrë të qëndrueshme nga Perëndia i etërve të tyre.

2 Kronikave 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, nga e para deri në atë të fundit, janë të shkruara në analet e Jehut, birit të Hananit, që përfshihen në librin e mbretërve të Izraelit.

2 Kronikave 20:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj Jozafati, mbret i Judës, u lidh me Ashaziahun, mbretin e Izraelit, që vepronte me paudhësi;

2 Kronikave 20:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai u lidh me të për të ndërtuar anije që të shkonin në Tarshish; i pajisën anijet në Etsion-Geber.

2 Kronikave 20:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliezeri, bir i Dodavahut nga Mareshah, profetizoi kundër Jozafatit, duke thënë: "Nga që je bashkuar me Ashaziahun, Zoti ka shkatërruar veprat e tua". Kështu anijet u shkatërruan dhe nuk arritën dot në Tarshish.
Previous Chapter
« 2 Kronikave 19 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 20 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 20 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 20 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 20 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 20 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 20 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters