2 Kronikave Chapter 7 ALB Bible Verse Images

2 Kronikave 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Kronikave 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Kronikave 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Salomoni mbaroi së luturi, nga qielli ra një zjarr që konsumoi olokaustin dhe flijimet dhe lavdia e Zotit mbushi tempullin.

2 Kronikave 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë nuk mund të hynin në shtëpinë e Zotit, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit.

2 Kronikave 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë bijtë e Izraelit, kur panë që zjarri po zbriste dhe lavdia e Zotit po vendosej mbi tempullin, ranë përmbys me fytyrë mbi dysheme, duke adhuruar dhe lëvduar Zotin, "sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetsi".

2 Kronikave 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti dhe tërë populli ofruan flijime përpara Zotit,

2 Kronikave 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbreti Salomon ofroi si flijim njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë populli shenjtëruan shtëpinë e Perëndisë.

2 Kronikave 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë kryenin detyrat e tyre, po kështu Levitët me veglat e tyre muzikore të kushtuara Zotit, që mbreti David kishte bërë për të lëvduar Zotin, "sepse mirësia e tij është e përjetshme," sa herë që Davidi lëvdonte me anë të tyre. Priftërinjtë u binin borive para tyre, ndërsa tërë Izraeli qëndronte në këmbë.

2 Kronikave 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni shenjtëroi pjesën qëndrore të oborrit që ishte përballë shtëpisë të Zotit; aty pikërisht ofroi olokauste dhe dhjamin e flijimeve të falenderimit, sepse altari prej bronzi që Salomoni kishte bërë nuk i zinte dot olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin.

2 Kronikave 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Salomoni kremtoi festën shtatë ditë dhe tërë Izraeli bashkë me të. Me Salomonin u bashkua një mori e madhe njerëzish të ardhur nga rrethinat e Hamathit deri në përroin e Egjiptit.

2 Kronikave 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.

2 Kronikave 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.

2 Kronikave 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Salomoni përfundoi shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror të tij, dhe arriti të mbarojë gjithshka që kishte në zemër për shtëpinë e Zotit dhe për shtëpinë e vet.

2 Kronikave 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti iu shfaq natën Salomonit dhe i tha: "E plotësova lutjen tënde dhe zgjodha këtë vend për vete si shtëpi flijimesh.

2 Kronikave 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t’i dërgoj murtajën popullit tim,

2 Kronikave 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.

2 Kronikave 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani sytë e mi do të jenë të hapur dhe veshët e mi të vëmendshëm për lutjen e bërë në këtë vend,

2 Kronikave 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse tani kam zgjedhur dhe shenjtëruar këtë tempull, që emri im të mbetet aty përjetë; sytë dhe zemra ime do të jenë gjithnjë aty.

2 Kronikave 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për ty, në qoftë se do të ecësh para meje ashtu si ka ecur Davidi, ati yt, duke kryer të gjitha ato që të kam urdhëruar, dhe në rast se do të respektosh statutet dhe dekretet e mia,

2 Kronikave 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate, ashtu siç jam marrë vesh me Davidin, atin tënd, duke thënë: "Nuk do të mungojë kurrë një njeri që të mbetërojë mbi Izraelin".

2 Kronikave 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se do të drejtoheni gjetiu dhe do të braktisni statutet dhe urdhërimet e mia që ju kam vënë përpara dhe do të shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera dhe të bini përmbys përpara tyre,

2 Kronikave 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do t’ju çrrënjos nga vendi im që ju kam dhënë dhe nuk do të jem më i pranishëm në këtë tempull që ia shenjtërova emrit tim, duke e bërë gazin dhe lojën e të gjithë popujve.

2 Kronikave 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që do të kalojë pranë këtij tempulli aq të madhërishëm do të habitet dhe do të thotë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".

2 Kronikave 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do t’i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre që i nxori nga vendi i Egjiptit, kanë pranuar perëndi të tjera, kanë rënë përmbys para tyre dhe u kanë shërbyer; prandaj Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".
Previous Chapter
« 2 Kronikave 6 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Chronicles 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Chronicles 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Chronicles 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Chronicles 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Chronicles 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Chroniques 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Chronik 7 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
٢ أخبار 7 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Crônicas 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sử Ký 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Crónicas 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Cronache 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 下 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 下 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Krönikeboken 7 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 хроніки 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Krónika 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Летописи 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志下 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Krønikebok 7 (NORSK) »

2 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters