Zanafilla Chapter 32 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 32 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 32 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 32:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.

Zanafilla 32:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky është fushimi i Perëndisë"; dhe e quajti atë vend Mahanaim.

Zanafilla 32:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij Esau, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.

Zanafilla 32:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Do t’i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: "Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani;

Zanafilla 32:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu"".

Zanafilla 32:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lajmëtarët u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thënë: "Vajtëm te vëllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetë që të takohet me ty dhe ka me vete katërqind burra".

Zanafilla 32:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jakobin e zuri një frikë e madhe dhe një ankth dhe ndau dysh njerëzit që ishin me të, kopetë, bagëtinë e trashë dhe devetë, dhe tha:

Zanafilla 32:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në qoftë se Esau vjen kundër njerit grup dhe e sulmon, grupi që mbetet do të mund të shpëtojë".

Zanafilla 32:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë,"

Zanafilla 32:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.

Zanafilla 32:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.

Zanafilla 32:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti the: "Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t’i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe"".

Zanafilla 32:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:

Zanafilla 32:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele dhe njëzet desh,

Zanafilla 32:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.

Zanafilla 32:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".

Zanafilla 32:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?,"

Zanafilla 32:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".

Zanafilla 32:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t’i flisni Esaut kur do ta takoni;

Zanafilla 32:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".

Zanafilla 32:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.

Zanafilla 32:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

Zanafilla 32:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte.

Zanafilla 32:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

Zanafilla 32:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.

Zanafilla 32:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!!".

Zanafilla 32:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".

Zanafilla 32:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

Zanafilla 32:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

Zanafilla 32:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

Zanafilla 32:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.

Zanafilla 32:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.
Previous Chapter
« Zanafilla 31 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 33 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 32 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 32 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 32 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 32 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 32 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 32 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 32 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 32 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 32 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 32 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 32 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 32 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 32 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 32 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 32 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 32 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 32 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 32 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 32 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 32 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 32 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 32 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters