Zanafilla Chapter 37 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 37 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 37 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 37:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.

Zanafilla 37:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.

Zanafilla 37:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.

Zanafilla 37:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t’i flisnin në mënyrë miqësore.

Zanafilla 37:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.

Zanafilla 37:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u tha atyre: "Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.

Zanafilla 37:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi".

Zanafilla 37:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.

Zanafilla 37:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yjee përkuleshin para meje".

Zanafilla 37:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".

Zanafilla 37:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.

Zanafilla 37:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.

Zanafilla 37:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

Zanafilla 37:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.

Zanafilla 37:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".

Zanafilla 37:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".

Zanafilla 37:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: Të shkojmë në Dothann"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.

Zanafilla 37:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e panë së largu, dhe para se t’u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.

Zanafilla 37:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i thanë njëri tjetrit: "Ja ku po vjen ëndërruesi!

Zanafilla 37:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç’përfundim do të kenë ëndërrat e tij".

Zanafilla 37:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: Nuk do ta vrasimm".

Zanafilla 37:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t’ia shpënë të atit.

Zanafilla 37:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;

Zanafilla 37:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.

Zanafilla 37:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t’i çuar në Egjipt.

Zanafilla 37:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?

Zanafilla 37:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani, t’ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.

Zanafilla 37:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.

Zanafilla 37:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.

Zanafilla 37:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".

Zanafilla 37:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak.

Zanafilla 37:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: "Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd".

Zanafilla 37:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë".

Zanafilla 37:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.

Zanafilla 37:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: "Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi". Kështu e qau i ati.

Zanafilla 37:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.
Previous Chapter
« Zanafilla 36 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 38 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 37 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 37 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 37 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 37 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 37 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 37 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 37 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 37 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 37 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 37 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 37 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 37 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 37 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 37 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 37 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 37 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 37 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 37 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 37 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 37 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 37 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 37 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters