Zanafilla Chapter 42 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 42 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 42 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 42:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jakobi, pasi mësoi se në Egjipt kishte grurë, u tha bijve të tij: Pse shikoni njëri-tjetrin??".

Zanafilla 42:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tha: "Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim".

Zanafilla 42:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu dhjetë vëllezërit e Jozefit zbritën në Egjipt për të blerë grurë.

Zanafilla 42:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jakobi nuk e dërgoi Beniaminin, vëllanë e Jozefit, me vëllezërit e tij, sepse thoshte: "Të mos i ngjasë ndonjë fatkeqësi".

Zanafilla 42:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit arritën aty, pra, për të blerë grurë, në mes të të ardhurve të tjerë, sepse në vendin e Kanaanëve mbretëronte zija.

Zanafilla 42:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë.

Zanafilla 42:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: "Nga vini?". Ata u përgjigjën: "Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime".

Zanafilla 42:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jozefi njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë.

Zanafilla 42:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura tëë vendit!".

Zanafilla 42:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjegjën: "Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime.

Zanafilla 42:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jemi të gjithë bijtë e të njejtit njeri, jemi njerëz të ndershëm; shërbëtorët e tu nuk janë spiunë".

Zanafilla 42:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: "Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!".

Zanafilla 42:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata thanë: "Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më".

Zanafilla 42:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jozefi u tha atyre: "Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!

Zanafilla 42:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.

Zanafilla 42:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!".

Zanafilla 42:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.

Zanafilla 42:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: "Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!

Zanafilla 42:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t’u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;

Zanafilla 42:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur". Dhe ata vepruan kështu.

Zanafilla 42:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i thonin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi".

Zanafilla 42:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".

Zanafilla 42:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.

Zanafilla 42:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.

Zanafilla 42:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t’u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.

Zanafilla 42:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.

Zanafilla 42:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t’i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;

Zanafilla 42:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m’u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç’është vallë kjo që na bëri Perëndia?".

Zanafilla 42:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:

Zanafilla 42:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.

Zanafilla 42:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;

Zanafilla 42:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".

Zanafilla 42:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;

Zanafilla 42:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t’ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".

Zanafilla 42:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika.

Zanafilla 42:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!".

Zanafilla 42:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rubeni i tha të atit: "Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej".

Zanafilla 42:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jakobi u përgjigj: "Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme".
Previous Chapter
« Zanafilla 41 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 43 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 42 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 42 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 42 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 42 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 42 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 42 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 42 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 42 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 42 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 42 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 42 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 42 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 42 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 42 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 42 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 42 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 42 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 42 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 42 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 42 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 42 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 42 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters