Zanafilla Chapter 27 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: "Biri im!".

Zanafilla 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Esau i tha: "Ja ku jam!". Atëherë Isaku i tha: "Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur.

Zanafilla 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;

Zanafilla 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".

Zanafilla 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t’ia shpënë të atit.

Zanafilla 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:

Zanafilla 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".

Zanafilla 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.

Zanafilla 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

Zanafilla 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ti do t’ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".

Zanafilla 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.

Zanafilla 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndofta babai im më prek me dorë; do t’i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".

Zanafilla 27:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat".

Zanafilla 27:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai vajti pra t’i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.

Zanafilla 27:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;

Zanafilla 27:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

Zanafilla 27:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.

Zanafilla 27:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".

Zanafilla 27:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jakobi i tha babait të tij: "Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

Zanafilla 27:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".

Zanafilla 27:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo".

Zanafilla 27:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: "Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut".

Zanafilla 27:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.

Zanafilla 27:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".

Zanafilla 27:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Isaku i tha: "Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë". Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.

Zanafilla 27:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe më puth, biri im".

Zanafilla 27:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: "Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.

Zanafilla 27:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.

Zanafilla 27:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!".

Zanafilla 27:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.

Zanafilla 27:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: "Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

Zanafilla 27:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u përgjegj: "Jam Esau, biri yt i parëlindur".

Zanafilla 27:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: "Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai".

Zanafilla 27:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: "Bekomë edhe mua, ati im!".

Zanafilla 27:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Isaku iu përgjigj: "Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd".

Zanafilla 27:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Esau i tha: "Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: A nuk ke ruajtur një bekim për mua??".

Zanafilla 27:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç’mund të bëj për ty, biri im?".

Zanafilla 27:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Esau i tha babait të tij: "A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.

Zanafilla 27:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: "Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.

Zanafilla 27:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të jetosh me shpatën tënde dhe do të jesh shërbëtori i vëllait tënd; por do të ndodhë që, kur do të luftosh, do ta thyesh zgjedhën e tij nga qafa jote".

Zanafilla 27:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati, dhe tha në zemër të vet: "Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin".

Zanafilla 27:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj më të madh, ajo dërgoi ta thërrasin birin e saj më të vogël, Jakobin, dhe i tha: "Ja, Esau, yt vëlla, ngushëllohet ndaj teje, duke menduar të të vrasë.

Zanafilla 27:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, biri im, bindju fjalëve që të them: Çohu dhe ik shpejt në Haran te Labano, vëllai im;

Zanafilla 27:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe qëndro ca kohë me të, deri sa t’i kalojë zemërimi vëllait tënd,

Zanafilla 27:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
deri sa mëria e vëllait tënd të largohet prej teje dhe ai të harrojë atë që i ke bërë; atëherë do të dërgojë njerëz që të të marrin prej andej. Pse duhet t’ju humbas që të dyve brënda një dite të vetme?".

Zanafilla 27:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç’më duhet jeta?".
Previous Chapter
« Zanafilla 26 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 28 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 27 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 27 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 27 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 27 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 27 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 27 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 27 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 27 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 27 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 27 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 27 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 27 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 27 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 27 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 27 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 27 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 27 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 27 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 27 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 27 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 27 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters