Zanafilla Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.

Zanafilla 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:

Zanafilla 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!

Zanafilla 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja, dhe çlodhuni nën këtë pemë.

Zanafilla 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të shkoj të marr një copë bukë, kështu do të mund të merrni zemër, pastaj të vazhdoni rrugën, sepse për këtë keni kaluar nga shërbyesi juaj". Ata i thanë: "Bëj siç ke thënë".

Zanafilla 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç".

Zanafilla 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.

Zanafilla 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.

Zanafilla 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata i thanë atij: "Ku është Sara, gruaja jote?". Abrahami u përgjegj: "Éshtë atje në çadër".

Zanafilla 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai tha: "Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë". Dhe Sara dëgjonte në hyrje të çadrës, që ishte prapa tij.

Zanafilla 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, në moshë të kaluar, dhe Sara nuk kishte më të përmuajshmet e grave.

Zanafilla 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: "Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?".

Zanafilla 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".

Zanafilla 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir".

Zanafilla 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sara mohoi, duke thënë: "Nuk qesha," sepse pati frikë. Por ai i tha: "Përkundrazi, ke qeshur!".

Zanafilla 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.

Zanafilla 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti tha: "A do t’ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,

Zanafilla 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?.

Zanafilla 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit".

Zanafilla 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti tha: "Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,

Zanafilla 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do të zbres për të parë nëse kanë bërë me të vërtetë simbas britmës që ka arritur tek unë, në rast të kundërt, do ta mësoj".

Zanafilla 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.

Zanafilla 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?

Zanafilla 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t’i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?

Zanafilla 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".

Zanafilla 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".

Zanafilla 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t’i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.

Zanafilla 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".

Zanafilla 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abrahami vazhdoi t’i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".

Zanafilla 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".

Zanafilla 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t’i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?". Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".

Zanafilla 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?". Zoti u përgjegj: Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëvee".

Zanafilla 18:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.
Previous Chapter
« Zanafilla 17 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 18 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 18 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 18 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters