Zanafilla Chapter 43 ALB Bible Verse Images

Zanafilla 43 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zanafilla 43 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zanafilla 43:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".

Zanafilla 43:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".

Zanafilla 43:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;

Zanafilla 43:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".

Zanafilla 43:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Izraeli tha: "Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?".

Zanafilla 43:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".

Zanafilla 43:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: "Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.

Zanafilla 43:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë bëhem garant për të; do t’i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.

Zanafilla 43:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë".

Zanafilla 43:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: "Po të jetë ashtu, veproni në këtë mënyrë: merrni në trastat tuaja disa nga prodhimet më të mira të vendit dhe i çoni atij njeriu një dhuratë: pak balsam, pak mjaltë, disa aroma e mirrë, fistikë dhe bajame.

Zanafilla 43:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani paratë që ju vunë në grykën e trastave tuaja, ndofta ka qenë një gabim.

Zanafilla 43:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merrni edhe vëllanë tuaj, dhe çohuni dhe kthehuni tek ai njeri;

Zanafilla 43:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Perëndia i plotfuqishëm t’ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!".

Zanafilla 43:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, morën me vete dhuratën si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngritën dhe zbritën në Egjipt dhe u paraqitën para Jozefit.

Zanafilla 43:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua".

Zanafilla 43:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai bëri ashtu siç e urdhëroi Jozefi dhe i çoi në shtëpinë e Jozefit.

Zanafilla 43:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata u trembën, për shkak se i kishin çuar në shtëpi të Jozefit dhe thanë: "Na sollën këtu për shkak të atyre parave që na u vunë në trastat të parën herë, për të gjetur një shkas kundër nesh, për t’u sulur mbi ne dhe për të na zënë skllevër bashkë me gomarët tonë".

Zanafilla 43:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasi iu afruan kryeshërbëtorit të shtëpisë së Jozefit, folën me të te dera e shtëpisë dhe thanë:

Zanafilla 43:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;

Zanafilla 43:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.

Zanafilla 43:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t’i ketë vënë paratë tona në trastat tona".

Zanafilla 43:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.

Zanafilla 43:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.

Zanafilla 43:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.

Zanafilla 43:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.

Zanafilla 43:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?".

Zanafilla 43:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.

Zanafilla 43:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".

Zanafilla 43:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.

Zanafilla 43:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj lau fytyrën dhe doli; dhe duke i dhënë zemër vetes, tha: Shtrojeni drekënn".

Zanafilla 43:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për Egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me Hebrejtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për Egjiptasit.

Zanafilla 43:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.

Zanafilla 43:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jozefi urdhëroi që t’u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.
Previous Chapter
« Zanafilla 42 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 44 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Genesis 43 (ASV) »
King James Version (KJV)
Genesis 43 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Genesis 43 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Genesis 43 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Genesis 43 (WEB) »
French Bible (LSG)
Genèse 43 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Genesis 43 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
আদি 43 (BENIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
בראשית 43 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Gênesis 43 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Sáng Thế 43 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Génesis 43 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Genesi 43 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
创 世 纪 43 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
創 世 記 43 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Mosebok 43 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Бытие 43 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Буття 43 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Mózes 43 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Битие 43 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
創世記 43 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Mosebok 43 (NORSK) »

Zanafilla (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters