Isaia Chapter 29 ALB Bible Verse Images

Isaia 29 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 29 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 29:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë Arieli, Arieli, qytet ku fushoi Davidi! I shtoni vit vitit, festat le të plotësojnë ciklin e tyre.

Isaia 29:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do ta hedh Arielin në ankth; do të ketë ankim dhe rënkime dhe për mua do të jetë si një Ariel.

Isaia 29:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të fushoj kundër teje rreth e qark, do të të rrethoj me një ledh dhe do të ngre bastione kundër teje.

Isaia 29:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ulesh, do të flasësh nga toka dhe fjala jote do të dalë e mbytur nga pluhuri; zëri yt do të ngjitet nga toka si ai i një mediumi dhe fjala jote do të pëshpëritë nga pluhuri.

Isaia 29:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma e armiqve të tu do të jetë si pluhur i hollë dhe turma e të fuqishmëve si byk i shpërndarë; dhe kjo ka për të ndodhur papritmas, në një çast.

Isaia 29:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjëmime, tërmete dhe zhurma të mëdha, me shakullima dhe flakë zjarri përvëlues.

Isaia 29:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Moria e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit, e të gjitha atyre që e luftojnë atë dhe fortesën e tij dhe e shtrëngojnë rreth e qark do të jetë si një ëndërr, si një vegim nate.

Isaia 29:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka për të ndodhur ashtu si kur një i uritur që ëndërron të hajë, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur një i etur ëndërron të pijë, por kur zgjohet është i lodhur dhe e ka grykën të tharë; kështu ka për të ndodhur me morinë e të gjitha kombeve që luftojnë kundër malit të Sionit.

Isaia 29:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull të trembur. Këta janë të dehur, por jo nga vera; u merren këmbët, por jo për pasojë të pijeve dehëse.

Isaia 29:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.

Isaia 29:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!," por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".

Isaia 29:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: Të lutem, lexoje këtë!,," por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".

Isaia 29:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti thotë: "Me qenë se ky popull më afrohet mua vetëm me gojën dhe më nderon me buzët e tij, ndërsa zemra e tij më rri larg dhe frika e tij ndaj meje është vetëm një urdhërim i mësuar nga njerëzit,

Isaia 29:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj, ja, unë do të vazhdoj të bëj mrekulli në mes të këtij populli, po, mrekulli dhe çudi: dituria e njerëzve të tij të urtë do të shuhet dhe zgjuarësia e të mënçurve të tij do të zhduket".

Isaia 29:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ata që shkojnë në vende të thella për t’ia fshehur Zotit planet e tyre, që i bëjnë veprat e tyre në terr dhe thonë: "Kush na sheh? Kush na njeh?"

Isaia 29:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I keni përmbysur plotësisht gjërat. A mund të konsiderohet poçari i barabartë me argjilën? A mundet vepra t’i thotë atij që e ka bërë: "Nuk më ka bërë ai"?, ose gjëja e formuar t’i thotë atij që e ka formuar: "Nuk ka zgjuarësi"?

Isaia 29:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Brenda një kohe shumë të shkurtër dhe Libani do të shndërrohet në një pemishte, dhe pemishtja do të konsiderohet si një pyll.

Isaia 29:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shurdhët do të kuptojnë atë ditë fjalët e librit dhe, të çliruar nga errësira dhe terri, sytë e të verbërve kanë për të parë.

Isaia 29:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të përulurit do të mund të gëzojnë akoma te Zoti dhe të varfërit e njerëzimit do të ngazëllohen tek i Shenjti i Izraelit.

Isaia 29:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse tirani do të jetë zhdukur, tallësi do të jetë shkatërruar, dhe do të jenë shfarosur tërë ata që kurdisin paudhësi,

Isaia 29:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që dënojnë një njeri për një fjalë, që i kurdisin kurthe atij që gjykon te porta, që prishin të drejtën e të drejtit për asgjë.

Isaia 29:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu i thotë shtëpisë së Jakobit Zoti që shpengoi Abrahamin: Tani e tutje Jakobi nuk do të turpërohet më dhe fytyra e tij nuk do tëë zverdhet më;

Isaia 29:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kur do të shohë bijtë e tij, veprën e duarve të mia në mes të tij, ata do të shenjtërojnë emrin tim, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit dhe do të kenë frikë nga Perëndia i Izraelit.

Isaia 29:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që kanë frymë të përdalë do të arrijnë të kenë gjykim dhe murmuruesit do të mësojnë doktrinën e shëndoshë".
Previous Chapter
« Isaia 28 (ALB)
Next Chapter
Isaia 30 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 29 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 29 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 29 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 29 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 29 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 29 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 29 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 29 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 29 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 29 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 29 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 29 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 29 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 29 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 29 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 29 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 29 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 29 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 29 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 29 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 29 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 29 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 29 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 29 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters