Isaia Chapter 49 ALB Bible Verse Images

Isaia 49 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 49 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 49:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmendur emrin tim që kur isha në të përbrëndëshmet e nënës sime.

Isaia 49:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ma bëri gojën si një shpatë të mprehtë, më ka fshehur në hijen e dorës së tij, më ka dhënë një shigjetë me majë, më ka futur në kukurën e tij.

Isaia 49:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më ka thënë: "Ti je shërbëtori im, Izrael, në të cilin do të përlëvdohem".

Isaia 49:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë thoja: "Më kot jam lodhur; për hiç gjë dhe pa dobi kam harxhuar forcën time; por me siguri e drejta ime është pranë Zotit dhe shpërblimi im pranë Perëndisë tim".

Isaia 49:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani thotë Zoti që më ka formuar që në bark të nënës që të jem shërbëtori i tij, që t’i sjell atij përsëri Jakobin dhe që të mbledh rreth tij Izraelin (unë jam i nderuar në sytë e Zotit dhe Perëndia im është forca ime).

Isaia 49:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai thotë: "Éshtë tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli. Të kam vendosur si dritën e kombeve, me qëllim që të jesh Shpëtimi im deri në skajet e tokës".

Isaia 49:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i thotë Zoti, Çliruesi i Izraelit, i Shenjti i tij, atij që përbuzet nga njerëzit, që urrehet nga kombi, shërbëtorit të sundimtarëve: Mbretërit do të shohin dhe do të ngrihen, princat do të bien përmbys, përr shkak të Zotit që është besnik, i Shenjti i Izraelit, që të ka zgjedhur".

Isaia 49:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Në kohën e hirit unë ta kam plotësuar dëshirën dhe në ditën e shpëtimit të kam ndihmuar; do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit, për ta ringjallur vendin, për të të shtënë në dorë trashëgimitë e shkatërruara,

Isaia 49:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’u thënë robërve: "Dilni," dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.

Isaia 49:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t’i udhëheqë dhe do t’i çojë te burimet e ujit.

Isaia 49:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i ndryshoj tërë malet e mia në rrugë, dhe rrugët e mia kryesore do të ngrihen.

Isaia 49:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, këta vijnë nga larg; ja, ata nga veriu dhe nga lindja, dhe ata nga vendi i Sinimit".

Isaia 49:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi, o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit e tij.

Isaia 49:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sioni ka thënë: "Zoti më ka braktisur, Zoti më ka harruar".

Isaia 49:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"A mundet një grua të harrojë foshnjen e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.

Isaia 49:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia; muret e tua më rrinë gjithnjë para syve.

Isaia 49:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e tu do të shpejtojnë, shkatërruesit e tu dhe rrënuesit e tu do të largohen prej teje.

Isaia 49:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngrej sytë e tu rreth e qark dhe shiko. Të tërë ata po mblidhen dhe po të vijnë. Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, do të vishesh me tërë ata si me një ornament dhe do t’i lidhësh mbi veten tënde, ashtu si bën nusja.

Isaia 49:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj vendet e tua të shkreta dhe të pikëlluara dhe vendi yt i goditur një herë nga shkatërrimi do të jenë tani tepër të ngushtë për banorët, ndërsa ata që të gllabëronin do të jenë mjaft larg.

Isaia 49:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fëmijët që do të kesh pas atyre që ke humbur, do të të thonë në vesh: Ky vend është tepër i ngushtë për mua; bëmë më tepër vend që të mund tëë vendosem".

Isaia 49:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ti do të thuash në zemrën tënde: "Kush i ka pjellë këta? Unë në fakt isha i privuar nga fëmijët e mi, isha shterpë e mërguar dhe e dëbuar sa këtej dhe andej. Këta kush i rriti? Ja, unë kisha mbetur vetëm, dhe këta ku ishin?"".

Isaia 49:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do të ngre dorën time mbi kombet, do të ngre flamurin tim mbi popujt; atëherë do t’i sjellin bijtë e tu në krahë dhe vajzat e tua do t’i sjellin mbi supe.

Isaia 49:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretërit do të jenë baballarët tuaj birësues dhe mbretëreshat e tyre do të jenë tajat tuaja; ata do të bien përmbys para teje me fytyrën përtokë dhe do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua; kështu do të mësosh që unë jam Zoti dhe ata që shpresojnë tek unë nuk do të turpërohen.

Isaia 49:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A do të mund t’i shkëputet vallë preja të fuqishmit apo të çlirohet i burgosuri që është i drejtë?".

Isaia 49:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, kështu thotë Zoti: "Edhe i burgosuri do të çohet tutje dhe preja e tiranit do të shpëtohet. Unë vetë do të luftoj me atë që lufton me ty dhe do të shpëtoj bijtë e tu.

Isaia 49:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që shtypësit e tu të hanë mishin e vet, dhe do të dehen me gjakun e vet si të ishte musht. Atëherë çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, jam Shpëtimtari yt, Çliruesi yt, i Fuqishmi i Jakobit".
Previous Chapter
« Isaia 48 (ALB)
Next Chapter
Isaia 50 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 49 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 49 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 49 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 49 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 49 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 49 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 49 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 49 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 49 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 49 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 49 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 49 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 49 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 49 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 49 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 49 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 49 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 49 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 49 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 49 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 49 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 49 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 49 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 49 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters