Isaia Chapter 33 ALB Bible Verse Images

Isaia 33 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 33 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 33:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ti që shkreton edhe sikur të mos kesh qenë i shkretuar, që vepron me pabesi edhe sikur të mos jetë vepruar me pabesi kundër teje! Kur të kesh mbaruar së shkatërruari do të shkatërrohesh edhe ti; kur të kesh mbaruar së vepruari në mënyrë të pabesë, do të veprohet me pabesi kundër teje.

Isaia 33:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, ki mëshirë për ne, që kemi shpresë te ti. Bëhu krahu ynë çdo mëngjes dhe shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie.

Isaia 33:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga zhurma e një turme, popujt ikin, kur ti çohesh kombet shpërndahen.

Isaia 33:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Plaçka juaj e luftës do të mblidhet ashtu siç mblidhen vemjet; ashtu si turren karkalecat kështu do të turren mbi të.

Isaia 33:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti është lartësuar sepse banon lart; ai e mbush Sionin me barazi dhe drejtësi,

Isaia 33:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të jetë siguria e ditëve të tua, forca e shpëtimit, dituria dhe njohja; frika e Zotit do të jetë thesari i tij.

Isaia 33:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, heronjtë e tyre bërtasin nga jashtë, lajmëtarët e paqes qajnë me hidhërim.

Isaia 33:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rrugët janë të shkreta, nuk ka as edhe një kalimtar nëpër to. Ai e ka prishur besëlidhjen me ta, i përbuz qytetet, nuk kujdeset për njeri.

Isaia 33:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendi është në zi dhe vuan; Libani është plot me turp dhe i dobësuar; Sharoni është si një shkretëtirë, Bashani dhe Karmeli tronditen me të madhe.

Isaia 33:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Tani do të çohem," thotë Zoti, "tani do të lartësohem, tani do të ngrihem.

Isaia 33:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju keni mbarsur bykun, por do të pillni kashtë; fryma juaj do të jetë një zjarr që do t’ju gllabërojë.

Isaia 33:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Popujt do të jenë si furra të gëlqeres, ata do të digjen në zjarr si ferrishte të prera.

Isaia 33:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O ju që jeni larg, dëgjoni atë që kam bërë; dhe ju që jeni afër, njihni fuqinë time".

Isaia 33:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Sion mëkatarët i ka kapur frika, një drithërimë ka pushtuar të pabesët: "Kush prej nesh do të mund të banojë me zjarrin gllabërrues? Kush prej nesh do të mund të banojë me flakët e përjetshme?".

Isaia 33:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen,

Isaia 33:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai do të banojë në vënde të larta, shkëmbenjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t’i jepet, uji i tij do t’i sigurohet.

Isaia 33:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë e tu do të sodisin bukurinë e mbretit tënd, do të shohin një vend që ndodhet shumë larg.

Isaia 33:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra jote do të bjerë në mendime të thella mbi tmerret e kaluara: "Ku është shkruesi? Ku është ai që peshon? Ku është ai që numëron kullat?".

Isaia 33:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti nuk do ta shikosh më atë popull mizor, atë popull me një të folur të errët dhe të pakuptueshme, që belbëzon një gjuhë që askush nuk e kupton.

Isaia 33:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sodit Sionin, qytetin e madhështive tona! Sytë e tu do të shohin Jeruzalemin, vendbanim i qetë, çadër që nuk do të lëvizet më nga vendi, hunjtë e së cilës nuk do të shkulen dhe asnjë nga litarët e saj nuk do të hiqet.

Isaia 33:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por aty Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji, ku nuk arrin asnjë anije me lopata dhe nuk kalon asnjë anije e fuqishme.

Isaia 33:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se Zoti është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.

Isaia 33:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Litarët e tu janë liruar, nuk e mbajnë mirë dyrekun dhe nuk vënë në veprim velat. Atëherë do të ndahet preja e një plaçke të pasur; edhe çalamanët do të marrin pjesë në plaçkitje.

Isaia 33:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: "Unë jam i sëmurë". Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.
Previous Chapter
« Isaia 32 (ALB)
Next Chapter
Isaia 34 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 33 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 33 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 33 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 33 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 33 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 33 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 33 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 33 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 33 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 33 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 33 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 33 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 33 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 33 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 33 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 33 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 33 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 33 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 33 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 33 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 33 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 33 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 33 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 33 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters