Isaia Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Isaia 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se Zotit do t’i vijë keq për Jakobin, ai do të zgjedhë përsëri Izraelin dhe do t’i rivendosë në tokën e tyre; të huajtë do të bashkohen me ta dhe do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.

Isaia 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Popujt do t’i marrin dhe do t’i çojnë përsëri në vendin e tyre dhe shtëpia e Izraelit do t’i zotërojë në vendin e Zotit si robër dhe robinja; do të zënë robër ata që i kishin zënë robër dhe do të mbretërojnë mbi shtypësit e tyre.

Isaia 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu që ditën në të cilën Zoti do t’i japë prehje lodhjes sate, shqetësimit tënd nga skllavëria e rëndë së cilës i ishe nënshtruar,

Isaia 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do të shqiptosh këtë sentencë mbi mbretin e Babilonisë dhe do të thuash: "Ashtu si mbaroi shtypësi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.

Isaia 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti e ka thyer shkopin e të pabesëve, skeptrin e tiranëve.

Isaia 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që në tërbim e sipër godiste popujt me goditje të pandërprera, ai që sundonte me zemërim mbi kombet tani përndiqet pa mëshirë.

Isaia 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbarë dheu pushon i qetë, njerëzit shpërthejnë në britma gëzimi.

Isaia 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Madje edhe selvitë e kedrat e Libanit gëzohen për ty dhe thonë: "Që kur ke rënë, asnjë druvar s’ka dalë kundër nesh".

Isaia 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sheoli poshtë është në lëvizje për ty, me qëllim që të të dalë përpara kur të vish; ai zgjon frymët e të vdekurve, tërë princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithë mbretërit e kombeve.

Isaia 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë e marrin fjalën për të të thënë: "Edhe ti je bërë i dobët si ne dhe je bërë i ngjashëm me ne.

Isaia 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salltaneti yt ka rënë në Sheol tok me tingujt e harpave të tua; poshtë teje shtrihet një shtrat me krimba dhe krimbat janë mbulesa jote".

Isaia 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet?

Isaia 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut;

Isaia 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin".

Isaia 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës.

Isaia 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që të shikojnë të ngulin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: "Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej, që i trondiste mbretëritë,

Isaia 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e saj dhe nuk i la kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij?".

Isaia 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë mbretërit e kombeve, tërë ata prehen në lavdi, secili në varrin e tij;

Isaia 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ty përkundrazi të hodhën larg varrit tënd si një farë e neveritshme, si një rrobe të të vrarëve nga shpata, që i zbresin mbi gurët e gropës, si një kufomë e shkelur.

Isaia 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, sepse ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më.

Isaia 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën dhe për të mbushur faqen e dheut me qytete.

Isaia 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë do të ngrihem kundër tyre," thotë Zoti i ushtrive, "dhe do të shfaros nga Babilonia emrin dhe ata që kishin shpëtuar, fëmijët dhe pasardhësit," thotë Zoti.

Isaia 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të bëj që atje të sundojë iriqi dhe moçali; do ta fshij me fshesën e shkatërrimit," thotë Zoti i ushtrive".

Isaia 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i ushtrive është betuar duke thënë: "Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.

Isaia 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta dërrmoj Asirin në vendin tim, do ta shkel në malet e mia; atëherë zgjedha e tij do t’u hiqet atyre dhe barra tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.

Isaia 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është plani i vendosur kundër të gjithë dheut dhe kjo është dora e shtrirë kundër të gjithë kombeve.

Isaia 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se Zoti i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t’ia anullojë? Dora e tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?".

Isaia 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e vdekjes së mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:

Isaia 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos u gëzo, o Filisti e tërë, sepse shufra që të godiste është thyer! Sepse nga rrënja e gjarpërit ka për të dalë një nëpërkë, dhe fryti i saj do të jetë një gjarpër i zjarrtë dhe fluturues.

Isaia 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të parëlindurit e të varfërve do të kenë ç’të hanë dhe nevojtarët do të pushojnë të sigurt; por do të bëj që të vdesin urie rrënjët e tua dhe kjo do të shkatërrojë mbetjen tënde.

Isaia 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bërtit, o portë, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tërë, sepse nga veriu vjen një tym, dhe askush nuk lë vendin e tij në radhët e veta".

Isaia 14:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të këtij kombi? "Që Zoti ka themeluar Sionin dhe që në të gjejnë strehë të mjerët e popullit të tij".
Previous Chapter
« Isaia 13 (ALB)
Next Chapter
Isaia 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 14 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 14 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 14 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 14 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 14 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters