Isaia Chapter 42 ALB Bible Verse Images

Isaia 42 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 42 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 42:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t’ju sjellë drejtësinë kombeve.

Isaia 42:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë.

Isaia 42:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës.

Isaia 42:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij".

Isaia 42:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:

Isaia 42:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve,

Isaia 42:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.

Isaia 42:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.

Isaia 42:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë".

Isaia 42:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.

Isaia 42:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.

Isaia 42:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le t’i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.

Isaia 42:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.

Isaia 42:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.

Isaia 42:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t’i thaj tërë bimët e blerta; do t’i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.

Isaia 42:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t’i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t’i braktis.

Isaia 42:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: "Ju jeni perënditë tona!".

Isaia 42:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!

Isaia 42:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, o i shurdhër si lajmëtari im që po dërgoj? Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua, i verbër si shërbëtori i Zotit?

Isaia 42:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ke parë shumë gjëra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshët e tu ishin të hapur, por nuk dëgjove asgjë".

Isaia 42:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti u gëzua për hir të drejtësisë së tij; do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm.

Isaia 42:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ky është një popull që e kanë vjedhur dhe zhveshur; janë zënë të gjithë nga leqe në burgjet e nëndheshme dhe janë mbyllur në burgje. Janë bërë objekt plaçkitjeje, por askush nuk i ka çliruar; të zhveshur, por askush nuk ka thënë: "Ktheji!".

Isaia 42:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush prej jush do t’i kushtojë vemendje kësaj gjëje? Kush prej jush do t’i kushtojë vemendje dhe do të dëgjojë në të ardhmen?

Isaia 42:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e ka braktisur Jakobin në duart e plaçkitësve dhe Izraelin në ato të grabitësve? A nuk ka qenë vallë Zoti kundër të cilit kemi mëkatuar? Ata në fakt nuk kanë dashur të ecin në rrugët e tij dhe nuk i janë bindur ligjit të tij.

Isaia 42:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.
Previous Chapter
« Isaia 41 (ALB)
Next Chapter
Isaia 43 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 42 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 42 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 42 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 42 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 42 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 42 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 42 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 42 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 42 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 42 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 42 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 42 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 42 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 42 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 42 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 42 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 42 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 42 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 42 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 42 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 42 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 42 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 42 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 42 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters