Isaia Chapter 41 ALB Bible Verse Images

Isaia 41 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 41 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 41:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishuj, mbani heshtje! Le të marrin forca të reja popujt; le të afrohen dhe pastaj të flasin. Të mblidhemi bashkë për të gjykuar!

Isaia 41:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kush e ka nxitur një nga lindja, duke e thirrur në këmbët e tij në drejtësi? Kush i dorëzoi kombet dhe i nënshtroi mbretërit? Ai ia jep si pluhur shpatës së tij dhe si kashtë e shpërndarë harkut të tij.

Isaia 41:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i përndjek dhe ecën i sigurtë nëpër një rrugë mbi të cilën këmbët e tij nuk kanë shkelur kurrë.

Isaia 41:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka vepruar dhe ka kryer këtë, duke thirrur brezat që nga fillimi? Unë Zoti, jam i pari dhe, me ata të fundit, do të jem po ai".

Isaia 41:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishujt e shohin dhe i ka zënë frika, skajet e tokës dridhen; po afrohen, po arrijnë.

Isaia 41:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotë vëllait të tij: "Kurajo".

Isaia 41:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Farkëtari i jep zemër argjendarit dhe ai që i jep dorën e fundit punës me çekiç i jep zemër atij që i bie kudhrës dhe thotë për saldaturën: "Mirë është" dhe e përforcon me gozhda që të mos lëvizë.

Isaia 41:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Por ti, Izrael, shërbëtori im, Jakob që kam zgjedhur, pasardhës i Abrahamit, mikut tim,

Isaia 41:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ty që të mora nga skajet e tokës, që kam thirrur nga cepat më të largëta të saj dhe të kam thënë: "Ti je shërbëtori im, të kam zgjedhur dhe nuk të kam hedhur poshtë".

Isaia 41:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.

Isaia 41:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, tërë ata që janë zemëruar kundër teje do të turpërohen dhe do të shushaten; ata që luftojnë kundër teje do të katandisen në hiç dhe do të zhduken.

Isaia 41:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do t’i kërkosh, por nuk do t’i gjesh më ata që të kundërshtonin; ata që të bënin luftë do të jenë asgjë, si një gjë që nuk ekziston më.

Isaia 41:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: Mos u frikëso, unë të ndihmojj".

Isaia 41:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos u frikëso, o krimb i Jakobit, o njerëz të Izraelit! Unë të ndihmoj," thotë Zoti; "Shpëtimtari yt është i Shenjti i Izraelit.

Isaia 41:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë të bëj një shirëse të re me dhëmbë të mprehura; ti do të shish malet dhe do t’i katandisësh në pluhur, dhe do t’i bësh kodrat si byk.

Isaia 41:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do t’i frysh, era do t’i çojë larg dhe shakullima do t’i shpërndajë; por ti do të gëzohesh te Zoti dhe do të përlëvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.

Isaia 41:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t’ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis.

Isaia 41:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.

Isaia 41:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të mbjell në shkretëtirë kedrin, akacien, mërsinën dhe ullirin, do të mbjellë në Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin,

Isaia 41:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ta shohin, ta dinë, ta konsiderojnë dhe ta kuptojnë të gjithë tok se dora e Zotit e ka bërë këtë gjë dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.

Isaia 41:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Paraqitni çështjen tuaj, thotë Zoti, parashtroni arsyetimet tuaja, thotë Mbreti i Jakobit.

Isaia 41:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le t’i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç’ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t’i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç’ka për të ndodhur.

Isaia 41:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Na njoftoni ç’ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.

Isaia 41:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, ju jeni një hiç dhe vepra juaj nuk vlen asgjë; ai që ju zgjedh kryen një gjë të neveritshme.

Isaia 41:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thirra dikë nga veriu, dhe ai ka për të ardhur, nga lindja ai do të përmëndë emrin tim; do t’i shkelë princat sikur të ishin prej argjile, ashtu siç vepron poçari që e ngjesh baltën.

Isaia 41:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e shpalli këtë që në krye me qëllim që ta dinim, shumë më parë që të mund të thonim: "A është e drejtë"? Por nuk ka njeri që ta ketë njoftuar këtë gjë, njeri që ta ketë shpallur, njeri që të ketë dëgjuar fjalët tuaja.

Isaia 41:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E shpalla i pari në Sion: "Shikoni, ja ku janë!," dhe në Jeruzalem dërgova një lajmëtar me lajme të mira.

Isaia 41:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shikova, por nuk kishte asnjë, vërtetë asnjë midis tyre që të dinte të jepte një këshillë, apo, i pyetur, mund të më jepte një përgjigje.

Isaia 41:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, të gjithë këta janë kot; veprat e tyre janë një hiç dhe shtatoret e tyre janë erë dhe gjëra pa kurrfarë vlere".
Previous Chapter
« Isaia 40 (ALB)
Next Chapter
Isaia 42 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 41 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 41 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 41 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 41 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 41 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 41 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 41 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 41 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 41 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 41 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 41 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 41 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 41 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 41 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 41 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 41 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 41 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 41 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 41 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 41 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 41 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 41 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 41 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 41 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters