Isaia Chapter 65 ALB Bible Verse Images

Isaia 65 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 65 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 65:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më kanë kërkuar ata që nuk pyesnin për mua, më gjetën ata që nuk më kërkonin. Dhe thashë: "Ja ku jam, ja ku jam" një kombi që nuk thërriste emrin tim.

Isaia 65:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I shtriva tërë ditën duart e mia në drejtim të një populli rebel, që ecën nëpër një rrugë jo të mirë, duke ndjekur mendimet e tij;

Isaia 65:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,

Isaia 65:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që rri midis varreve dhe kalon netët në vende sekrete, që ha mish derri dhe ka në enët e tij supa gjërash të neveritshme,

Isaia 65:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që thotë: "Rri për llogari tënde, mos u afro, sepse jam më i shenjtë se ti". Këto gjëra janë për mua një tym në hundë, një zjarr që digjet tërë ditën.

Isaia 65:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja, e tërë kjo është shkruar para meje; unë nuk do të hesht, por do të shpaguaj, po, do të shpaguaj në gji të tyre

Isaia 65:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
paudhësitë tuaja dhe paudhësitë e etërve tuaj të gjitha së bashku," thotë Zoti. "Ata kanë djegur temjan mbi male dhe më kanë fyer mbi kodra; prandaj shpërblimin e sjelljes së tyre të kaluar do ta llogaris në gji të tyre".

Isaia 65:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ashtu si thuhet kur gjendet lëng në vilën e rrushit: Mos e prishni, sepse në të ka një bekim,," kështu do të bëj unë për hir të shërbëtorëve të mi dhe nuk do të shkatërroj çdo gjë.

Isaia 65:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të nxjerr nga Jakobi pasardhës dhe nga Juda një trashëgimtar të maleve të mia; të zgjedhurit e mi do të zotërojnë vendin dhe shërbëtorët e mi do të banojnë aty.

Isaia 65:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sharoni do të bëhet një vathë kopesh dhe lugina e Akorit një vend për çlodhjen e bagëtisë së trashë, për popullin tim që do të më kërkojë.

Isaia 65:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju që braktisni Zotin, që harroni malin tim të shenjtë, që përgatitni një sofër për Gadin dhe mbushni kupën e verës së droguar për Menin,

Isaia 65:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ju caktoj shpatës; do të rrëzoheni të gjithë nga masakra, sepse kur ju thirra nuk dhatë përgjigje, kur ju fola nuk dëgjuat, por keni bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe keni zgjedhur atë që nuk më pëlqen".

Isaia 65:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, por ju do të keni uri; ja, shërbëtorët e mi do të pinë, por ju do të keni etje; ja, shërbëtorët e mi do të gëzohen, por ju do të jeni të shushatur;

Isaia 65:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë për gëzimin e zemrës së tyre, por ju do të bërtisni për ankthin e zemrës dhe do të ulërini për vuajtjen e frymës.

Isaia 65:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do ta lini emrin tuaj si mallkim të zgjedhurve të mi. Zoti, Zoti, do të bëjë që ti të vdesësh, por do t’u japë shërbëtorëve të tij një emër tjetër.

Isaia 65:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu që ai që do të kërkojë për vete një bekim në vend, do ta bëjë për Perëndinë e së vërtetës, dhe ai që do të betohet në vend do të betohet për Perëndinë e së vërtetës, sepse fatkeqësitë e kaluara do të harrohen dhe do t’u fshihen syve të mi".

Isaia 65:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re, dhe gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mëndje.

Isaia 65:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju gëzohuni dhe ngazëllohuni përjetë për atë që krijoj; sepse, ja, unë krijoj Jeruzalemin për kënaqësinë dhe popullin e tij për gëzimin.

Isaia 65:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kënaqem me Jeruzalemin dhe do të gëzohem me popullin tim; në të nuk do të dëgjohet më asnjë zë vaji ose zë klithme.

Isaia 65:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ketë më në të asnjë fëmijë që të jetojë vetëm pak ditë, as plak që nuk plotëson ditët e tij; sepse i riu do të vdesë njëqind vjeç dhe mëkatari që nuk arrin të njëqind vjetët, do të quhet i mallkuar.

Isaia 65:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frytin.

Isaia 65:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër, nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër; sepse ditët e popullit tim do të jenë si ditët e drurëve; dhe të zgjedhurit e mi do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre.

Isaia 65:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të lodhen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë për të përballuar një shkatërrim të papritur, sepse do të jenë pasardhësit e të bekuarve të Zotit dhe trashëgimarët e tyre bashkë me ata.

Isaia 65:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t’ua plotësoj.

Isaia 65:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ujku dhe qengji do të kullosin bashkë, luani do të hajë kashtën porsi kau dhe gjarpëri do të ushqehet me pluhur. Nuk do të bëjnë më asnjë dëm apo shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë," thotë Zoti.
Previous Chapter
« Isaia 64 (ALB)
Next Chapter
Isaia 66 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 65 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 65 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 65 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 65 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 65 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 65 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 65 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 65 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 65 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 65 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 65 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 65 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 65 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 65 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 65 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 65 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 65 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 65 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 65 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 65 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 65 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 65 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 65 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 65 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters