2 Mbretërve Chapter 12 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e shtatë të Jehut, Joasi filloi të mbetërojë dhe mbretëroi dyzet vjet në Jeruzalem. Nëna e tij quhej Tsibiah, ishte nga Beer-Sheba.

2 Mbretërve 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit për tërë kohën që udhëhiqej nga prifti Jehojada.

2 Mbretërve 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë vendet e larta nuk u ndryshuan; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.

2 Mbretërve 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joasi u tha priftërinjve: "Tërë paratë e gjërave të shenjtëruara që çohen në shtëpinë e Zotit, paratë e vëna mënjanë, paratë e caktuara për shpengimin e vetes dhe tërë paratë që secili e ndjen në zemër t’ia çojë shtëpisë së Zotit,

2 Mbretërve 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
t’i marrin priftërinjtë, secili nga i njohuri i tij, dhe të ndreqin dëmtimet që ka pasur tempulli kudo që të ndodhen".

2 Mbretërve 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në vitin e njëzetetretë të mbretit Joas priftërinjtë nuk kishin ndrequr akoma dëmtimet e tempullit.

2 Mbretërve 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Joas thirri priftin Jehojada dhe priftërinjtë e tjerë dhe u tha: "Pse nuk i keni ndrequr dëmtimet e tempullit? Prandaj mos merrni më para nga të njohurit tuaj, por u jepni për të ndrequr dëmtimet e tempullit".

2 Mbretërve 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë pranuan të mos merrnin më para nga populli, as edhe të ndreqnin dëmtimet e tempullit.

2 Mbretërve 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti Jehojada mori një arkë, hapi një vrimë në kapakun e saj dhe e vendosi përbri altarit, në krahun e djathtë të atij që hyn në shtëpinë e Zotit; priftërinjtë që ruanin hyrjen vendosën aty tërë paratë e sjella në shtëpinë e Zotit.

2 Mbretërve 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata shihnin që në arkë kishte shumë para, atëherë vinin sekretari i mbretit dhe kryeprifti që i vinin paratë në qese dhe numëronin paratë e gjetura në shtëpinë e Zotit.

2 Mbretërve 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj paratë që ishin peshuar i dorëzonin në duart e atyre që kryenin punë, të cilëve u ishte besuar mbikqyrja e shtëpisë së Zotit; dhe këta ua kalonin marangozëve dhe ndërtuesve që punonin në shtëpinë e Zotit,

2 Mbretërve 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
muratorëve dhe gdhëndësve, për të blerë dru dhe gurë të latuar, të nevojshëm për të ndrequr dëmtimet e shtëpisë së Zotit dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e bëra për ndreqjen e tempullit.

2 Mbretërve 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por me paratë e sjella në shtëpinë e Zotit nuk u bënë, për shtëpinë e Zotit, as kupa prej argjendi, as pastrues, as enë, as bori, asnjë send ari ose asnjë send argjendi;

2 Mbretërve 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
paratë u jepeshin vetëm atyre që kryenin punimet, të cilët i përdornin për të restauruar shtëpinë e Zotit.

2 Mbretërve 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj nuk u kërkohej asnjë llogari atyre që u ishin dorëzuar paratë, të cilat duhet t’u jepeshin zbatuesve të punimeve, sepse këta punonin me përpikmëri.

2 Mbretërve 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Paratë e flijimeve të shlyerjes dhe ato të flijimeve për mëkatet nuk çoheshin në shtëpinë e Zotit; ato ishin për priftërinjtë.

2 Mbretërve 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Hazaeli, mbret i Sirisë, doli për të luftuar kundër Gathit dhe e pushtoi; pastaj Hazaeli u përgatit të sulmonte Jeruzalemin.

2 Mbretërve 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Joasi, mbret i Judës, mori tërë sendet e shenjta që etërit e tij Jozafati, Jehorami dhe Ashaziahu, mbretër të Judës kishin shenjtëruar, ato që kishte shenjtëruar ai vetë dhe tërë arin që gjendej në thesarët e shtëpisë së Zotit dhe në shtëpinë e mbretit, dhe i dërgoi të gjitha Hazaelit, mbretit të Sirisë, që u tërhoq në Jeruzalem.

2 Mbretërve 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Joasit dhe tërë ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?

2 Mbretërve 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e Joasit ngritën krye, kurdisën një komplot dhe e vranë në shtëpinë e Milos, në tatëpjetën në drejtim të Silas.

2 Mbretërve 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozakari, bir i Shimeathit, dhe Jehozabadi, bir i Shomerit, shërbëtorë të tij, e goditën dhe ai vdiq. E varrosën pastaj bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 11 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 12 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 12 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 12 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 12 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 12 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters