2 Mbretërve Chapter 5 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Naamani, komandant i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte një njeri i madh dhe shumë i çmuar në sytë e zotit të tij, sepse nëpërmjet tij Zoti i kishte dhënë fitoren Sirisë; por ky njeri i madh dhe trim ishte lebroz.

2 Mbretërve 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa banda të Sirisë gjatë një sulmi për plaçkitje kishin marrë me vete nga vendi i Izraelit, si robinjë, një vajzë të vogël që kishte përfunduar si shërbëtore e gruas së Naamanit.

2 Mbretërve 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i tha zonjës së saj: "Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra".

2 Mbretërve 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Naamani shkoi tek zoti e tij dhe ia tregoi çështjen, duke thënë: Vajza nga vendi i Izraelit ka thënë kështu e kështuu".

2 Mbretërve 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Sirisë tha: "Shko, pra, unë do t’i dërgoj një letër mbretit të Izraelit". Ai, pra, u nis duke marrë me vete dhjetë talente argjendi, gjashtë mijë sikla ari dhe dhjetë palë ndërresash.

2 Mbretërve 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I çoi mbretit të Izraelit gjithashtu letrën, në të cilën thuhej: "Kur të të arrijë kjo letër, dije që po të dërgoj shërbëtorin tim Naaman, që ta shërosh nga lebra".

2 Mbretërve 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi lexoi letrën, mbreti i Izraelit grisi rrobat e tij dhe tha: "A jam unë Perëndia, i pajisur me fuqinë të të shkaktojë vdekjen dhe ngjalljen, që ai më dërgon një njeri për ta shëruar nga lebra? Prandaj shikoni, që ai tani kërkon pretekse kundër meje".

2 Mbretërve 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Eliseu, njeriu i Perëndisë, mësoi që mbreti i Izraelit kishte grisur rrobat e tij, dërgoi t’i thotë mbretit: "Pse i grise rrobat? Le të vijë ai njeri tek unë dhe do të mësojë që ka një profet në Izrael".

2 Mbretërve 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Naamani erdhi me kuajt dhe me qerret e tij dhe u ndal te porta e shtëpisë së Eliseut.

2 Mbretërve 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliseu i dërgoi një lajmëtar për t’i thënë: "Shko të lahesh shtatë herë në Jordan dhe mishi yt do të kthehet si më parë dhe do të jesh i pastër".

2 Mbretërve 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Naamani u zemërua dhe iku, duke thënë: "Ja, unë mendoja: "Ai ka për të dalë me siguri përballë meje, do të ndalet, do të përmëndë emrin e Zotit, Perëndisë së tij, do të lëvizë dorën mbi pjesët e sëmura dhe do të më shërojë nga lebra".

2 Mbretërve 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lumenjtë e Damaskut, Abanahu dhe Farpari, a nuk janë më të mirë se tërë ujërat e Izraelit? Nuk mund të lahesha në to dhe të bëhem i pastër?". Kështu u kthye dhe iku tërë inat.

2 Mbretërve 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shërbëtorët e tij iu afruan dhe i folën, duke i thënë: "Ati ynë, në qoftë se profeti do të kishte urdhëruar një gjë të madhe, ti a do ta kishe bërë? Aq më tepër tani që të ka thënë: "Lahu dhe do të pastrohesh"?".

2 Mbretërve 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, sipas fjalës së njeriut të Perëndisë, mishi i tij u bë si mishi i një fëmije të vogël dhe ai pastrua.

2 Mbretërve 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u kthye me gjithë suitën e tij te njeriu i Perëndisë, shkoi e u paraqit para tij dhe tha: "Tani e pranoj që nuk ka asnjë Perëndi në gjithë dheun, përveç se në Izrael. Prandaj tani prano një dhuratë, të lutem, nga shërbëtori yt".

2 Mbretërve 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, në prani të të cilit ndodhem, nuk kam për të pranuar asgjë". Naamani ngulte këmbë që të pranonte, por ai refuzonte.

2 Mbretërve 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Naamani tha: "Me qenë se ti nuk do, lejo që t’i jepet shërbëtorit tënd aq tokë sa mund të mbajnë dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t’u ofrojë më olokauste as flijime perëndive të tjera, por vetëm Zotit.

2 Mbretërve 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë: kur zoti im shkon në tempullin e Rimonit për të adhuruar dhe mbështetet në krahun tim, edhe do të bie përmbys në tempullin e Rimonit; Zoti ta falë shërbëtorin e tij për këtë gjë, kur unë do të bie përmbys në tempullin e Rimonit".

2 Mbretërve 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profeti i tha: "Shko i qetë!". Kështu u nda prej tij dhe bëri një copë rrugë të mirë.

2 Mbretërve 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Gehazi, shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë, tha me veten e tij: "Ja, zoti im është sjellë tepër mirë me Naamanin, me këtë Sirian, duke mos pranuar nga dora e tij atë që ai kishte sjellë; siç është e vërtetë që Zoti rron, do ta ndjekë nga pas dhe do të marr diçka prej tij".

2 Mbretërve 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Gehazi ndoqi Naamanin; kur Naamani pa që ai vraponte prapa tij, u hodh nga qerrja për t’i dalë përballë dhe i tha: "A shkon çdo gjë mirë?".

2 Mbretërve 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Çdo gjë mirë. Zoti im më dërgon të të them: "Ja, pikërisht tani kanë ardhur tek unë nga krahina malore e Efraimit dy të rinj nga dishepujt e profetëve; të lutem, jepu atyre një talent argjendi dhe dy palë rroba"".

2 Mbretërve 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Naamani tha: "Të lutem, prano dy talenta!," dhe insistoi me të. Pastaj lidhi dy talenta prej argjendi, në dy thasët me dy palë rroba dhe ua dorëzoi dy prej shërbëtorëve të tij, që i bartën para tij.

2 Mbretërve 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti në kodër, mori thasët nga duart e tyre, i rivendosi në shtëpi; pastaj i ktheu prapa njerëzit, që ikën.

2 Mbretërve 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shkoi të paraqitet përpara zotit të tij, Eliseu i tha: "Ku ke vajtur, Gehazi?". Ai u përgjigj: "Shërbëtori yt nuk ka vajtur asgjëkundi".

2 Mbretërve 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Eliseu i tha: "Fryma ime, vallë a nuk të ka ndjekur, kur ai njeri u kthye prapa nga qerrja e tij që të të dalë përpara? Vallë, tani është çasti për të marrë para, për të marrë rroba, ullishte dhe vreshta, dele dhe lopë, skllevër dhe skllave?

2 Mbretërve 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj lebra e Naamanit do të të ngjitet ty dhe pasardhësve të tu përjetë". Kështu Gehazi doli nga prania e Eliseut lebroz i tëri, i bardhë si bora.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 4 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 5 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 5 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 5 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 5 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters