2 Mbretërve Chapter 22 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Josia ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbajti fronin e tij tridhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jedidah, ishte e bija e Adajahut nga Botskathi.

2 Mbretërve 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit dhe vazhdoi tërësisht rrugën e Davidit, atit të tij, duke mos devijuar as më të djathtë as më të majtë.

2 Mbretërve 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretit Josia, mbreti dërgoi në shtëpinë e Zotit Shafanin, sekretarin, birin e Atsaliahut, që ishte bir i Meshulamit, duke thënë:

2 Mbretërve 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shko te kryeprifti Hilkiah dhe i thuaj që të mbledhë paratë që kanë sjellë në shtëpinë e Zotit dhe ato që derëtarët kanë mbedhur nga populli.

2 Mbretërve 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
T’u jepet në dorë atyre që kryejnë punën, që u është besuar mbikqyrja e shtëpisë të Zotit; dhe këta t’ua japin punëtorëve që ndodhen në shtëpinë e Zotit për të meremetuar dëmtimet e tempullit;

2 Mbretërve 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
marangozave, ndërtuesve dhe muratorëve, për të blerë lëndën e drurit dhe gurë të latuar, të cilat nevojiten për të ndrequr tempullin.

2 Mbretërve 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mos kërkoni fare llogari për paratë e dorëzuara në duart e tyre, sepse ata veprojnë me ndershmëri".

2 Mbretërve 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryeprifti Hilkiah i tha Shafanit, sekretarit: "Gjeta në shtëpinë e Zotit librin e ligjit". Hilkiahu ia dha pastaj librin Shafanit që e lexoi.

2 Mbretërve 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Shafani, sekretari, shkoi te mbreti për t’i njoftuar ngjarjen, duke i thënë: "Shërbëtorët e tu kanë mbledhur paratë e gjetura në tempull dhe i kanë dorëzuar në duart e atyre që bëjnë punën, të cilëve u është besuar mbikqyrja e shtëpisë të Zotit".

2 Mbretërve 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shafani, sekretari, i tha gjithashtu mbretit: "Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër". Dhe Shafani e lexoi në prani të mbretit.

2 Mbretërve 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbreti dëgjoi fjalët e ligjit, ai grisi rrobat e tij.

2 Mbretërve 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti urdhëroi priftin Hilkiah, Ahikamin, birin e Shafanit, Agborin, birin e Mikajahut, Shafanin, sekretarin, dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit:

2 Mbretërve 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shkoni dhe konsultohuni me Zotin për mua për popullin dhe për tërë Judën, lidhur me fjalët e këtij libri që u gjet; sepse i madh është zemërimi i Zotit kundër nesh, sepse etërit tanë nuk iu bindën fjalëve të këtij libri dhe nuk kanë vepruar në përshtatje me të gjitha ato që janë shkruar për ne".

2 Mbretërve 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha Huldah, bashkëshorte e Shalumit të Tikvahut, që ishte i biri i Harahsit, ruajtësit të rrobave, (ajo banonte në Jeruzalem, në lagjen e dytë) dhe folën me të.

2 Mbretërve 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u përgjigj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: njoftojani atij që ju dërgoi tek unë:

2 Mbretërve 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti: Ja, unë do të sjell një fatkeqësi mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, tërë fjalët e librit që mbreti i Judës ka lexuar,

2 Mbretërve 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ata më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera për të më zemëruar me të gjitha veprat e duarve të tyre. Prandaj zemërimi im u ndez kundër këtij vendi dhe nuk do të shuhet".

2 Mbretërve 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbretit të Judës, që ju ka dërguar për t’u konsultuar me Zotin, do t’i thoni kështu: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ti ke dëgjuar,

2 Mbretërve 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse zemra jote u mallëngjye dhe ti u përule përpara Zotit kur dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, që do të bëheshin një dëshpërim dhe një mallkim, dhe grise rrobat dhe qave përpara meje, edhe unë të dëgjova," tha Zoti.

2 Mbretërve 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj, ja, unë do të të bashkoj me etërit e tu dhe ty do të të vendosin në paqe në varrin tënd; dhe sytë e tu nuk kanë për të parë tërë të keqen që unë do t’i sjell këtij vendi"". Dhe ata ia njoftuan mbretit këtë mesazh.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 21 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 22 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 22 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 22 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 22 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 22 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 22 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 22 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 22 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 22 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 22 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 22 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 22 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 22 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 22 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 22 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters