2 Mbretërve Chapter 19 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbreti Ezekia dëgjoi këto gjëra, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.

2 Mbretërve 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dërgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnan, sekretarin, dhe pleqtë e priftërinjve, të mbuluar me thasë, te profeti Isaia, bir i Amotsit.

2 Mbretërve 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: "Kështu thotë Ezekia: "Kjo është një ditë ankthi, ndëshkimesh dhe turpi, sepse bijtë janë duke lindur, por nuk ka forcë për t’i pjellë.

2 Mbretërve 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar tërë fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zotëria e tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta dënojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për atë që mbetet akoma"".

2 Mbretërve 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu shërbëtorët e mbretit Ezekia shkuan tek Isaia.

2 Mbretërve 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t’i thoni zotërisë suaj: Kështu thotë Zoti: "Mos u tremb nga fjalët që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.

2 Mbretërve 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë do të dërgoj mbi të një frymë dhe sa të dëgjojë ndonjë lajm, do të kthehet në vendin e tij; dhe në vendin e tij unë do ta bëj që të bjerë nga shpata"".

2 Mbretërve 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisë që rrethonte Libnahun, sepse kishte mësuar që ai qe nisur nga Lakishi.

2 Mbretërve 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai mori lajme nga Tirhakahu, mbret i Etiopisë, të cilat thonin: "Ja, ai lëvizi për të luftuar kundër teje". Atëherë i dërgoi përsëri lajmëtarë Ezekias, duke i thënë:

2 Mbretërve 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do t’i flisni kështu Ezekias, mbretit të Judës, duke i thënë: "Mos e lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: Jeruzalemi nuk do të jepet në duart e mbretit të Asirisë.

2 Mbretërve 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, ti ke dëgjuar atë që mbretërit e Asirisë u kanë bërë tërë vendeve, duke vendosur shkatërrimin e tyre. A do të shpëtoje ti vetëm?

2 Mbretërve 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A i kanë çliruar, vallë perënditë e kombeve ata që etërit e mi kanë shkatërruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtë e Edenit që ishin në Telasar?

2 Mbretërve 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ku janë mbreti i Hamathit, mbret i Arpadit dhe mbreti i qytetit të Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut?".

2 Mbretërve 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ezekia e mori letrën nga duart e lajmëtarëve dhe e lexoi; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe e shtriu para Zotit.

2 Mbretërve 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Ezekia filloi të lutet para Zotit duke thënë: "O Zot, Perëndia i Izraelit, që ulesh mbi kerubinët, ti je Perëndia, i vetmi, i të tëra mbretërive të tokës. Ti ke bërë qiejtë dhe tokën.

2 Mbretërve 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko! Dëgjo fjalët e Senakeribit, që ka dërguar këtë njeri për të fyer Perëndinë e gjallë!

2 Mbretërve 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë e vërtetë, o Zot, që mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar kombet dhe vendet e larta,

2 Mbretërve 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse ato ishin perëndi, por vepër e duarve të njerëzve, dru dhe gur; prandaj i shkatërruan.

2 Mbretërve 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani, o Zot, na shpëto, të lutem, nga duart e tij, me qëllim që tërë mbretëritë e tokës të dinë që ti vetëm, o Zot, je Perëndia".

2 Mbretërve 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Isaia, bir i Amotsit, dërgoi t’i thotë Ezekias: "Kështu flet Zoti, Perëndi i Izraelit: "Dëgjova lutjen që ti me drejtove për Senakeribin, mbretin e Asirisë.

2 Mbretërve 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër atij: Bija e virgjër e Sionit të përbuz dhe tallet me ty; bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.

2 Mbretërve 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cilin ke fyer dhe poshtëruar? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe sytë me arogancë? Kundër të Shenjtit të Izraelit!

2 Mbretërve 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me anë të lajmëtarëve të tu ke fyer Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia kam hipur në majë të maleve në skutat e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të larta dhe qiparisat e tij më të bukur; do të arrij në strehimin e tij më të thellë, në pjesën më të harlisur të pyllit.

2 Mbretërve 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam gërmuar dhe kam pirë ujëra të huaja; me shputën e këmbëve të mia kam tharë tërë lumenjtë e Egjiptit".

2 Mbretërve 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk ke dëgjuar, vallë, që prej një kohe të gjatë kam përgatitur këtë gjë dhe prej kohërave të lashta e kam hartuar planin? Dhe tani e solla punën që të ndodhë kjo: që ti t’i katandisësh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.

2 Mbretërve 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj banorët e tyre të cilëve u mungonte forca, ishin tmerruar dhe e kishin humbur torruan; ishin si bari i fushave, si bari i blertë, si bari mbi çatitë, që digjet para se të rritet.

2 Mbretërve 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë e di se si ulesh, si del dhe si hyn dhe bile tërbimin tënd kundër meje.

2 Mbretërve 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se tërbimi yt kundër meje dhe arroganca jote kanë arritur në veshët e mi, do të të vë unazën time në fejzat e hundës, frerin tim te goja, dhe do të të kthej në rrugën nëpër të cilën ke ardhur".

2 Mbretërve 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo ka për të qenë shenja për ty: Sivjet do të hani atë që rritet vetë, vitin e dytë atë që prodhon ai; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.

2 Mbretërve 19:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë, ka për të vazhduar të lëshojë rrënjë poshtë dhe të prodhojë fryte lart.

2 Mbretërve 19:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga Jeruzalemi ka për të dalë një pakicë dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë.

2 Mbretërve 19:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti për mbretin e Asirisë: "Ai nuk ka për të hyrë në këtë qytet as ka për të hedhur shigjeta, nuk ka për t’i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.

2 Mbretërve 19:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të kthehet nëpër rrugën që ndoqi kur erdhi dhe nuk ka për të hyrë në këtë qytet, thotë Zoti.

2 Mbretërve 19:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për dashurinë që kam ndaj vetes dhe për dashurinë e Davidit, shërbëtorit tim".

2 Mbretërve 19:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë natë ndodhi që engjëlli i Zotit doli dhe vrau në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; kur njerëzit u ngritën në mëngjes, ja të gjithë ishin bërë kufoma.

2 Mbretërve 19:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Senakeribi, mbret i Asirisë, ngriti çadrat, u nis e u kthye në shtëpi, dhe mbeti në Ninivë.

2 Mbretërve 19:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në shtëpinë e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranë me goditje të shpatës; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 18 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 19 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 19 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 19 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 19 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 19 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 19 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 19 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 19 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 19 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 19 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 19 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 19 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 19 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 19 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 19 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 19 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 19 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 19 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 19 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 19 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 19 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 19 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters