2 Mbretërve Chapter 10 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:

2 Mbretërve 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sa t’ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,

2 Mbretërve 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".

2 Mbretërve 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".

2 Mbretërve 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t’i thonë Jehut: "Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë".

2 Mbretërve 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: "Në rast se mbani anën time dhe doni t’i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë". Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.

2 Mbretërve 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.

2 Mbretërve 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu erdhi një lajmëtar për t’i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".

2 Mbretërve 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kamm vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?

2 Mbretërve 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia".

2 Mbretërve 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.

2 Mbretërve 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,

2 Mbretërve 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u përgjigjën: "Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës".

2 Mbretërve 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai urdhëroi: "Kapini të gjallë!". Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.

2 Mbretërve 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Éshtë". "Në qoftë se është kështu," tha Jehu, "më jep dorën". Atëherë ai i dha dorën, kështu e bëri të hipë me të mbi qerren dhe i tha:

2 Mbretërve 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!". Pastaj e mori me vete në qerren e tij.

2 Mbretërve 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.

2 Mbretërve 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t’i shërbejë shumë më tepër.

2 Mbretërve 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t’i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë". Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.

2 Mbretërve 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehu urdhëroi: "Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!". Festa u shpall.

2 Mbretërve 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.

2 Mbretërve 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jehu i tha rojtarit të rrobave: "Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit". Kështu ai i nxori rrobat për ta.

2 Mbretërve 10:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: "Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit".

2 Mbretërve 10:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: "Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur".

2 Mbretërve 10:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: "Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t’ju ikë!". Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;

2 Mbretërve 10:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.

2 Mbretërve 10:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.

2 Mbretërve 10:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;

2 Mbretërve 10:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.

2 Mbretërve 10:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt".

2 Mbretërve 10:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.

2 Mbretërve 10:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Zoti filloi t’i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:

2 Mbretërve 10:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.

2 Mbretërve 10:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

2 Mbretërve 10:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.

2 Mbretërve 10:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 9 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 10 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 10 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 10 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 10 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 10 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 10 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 10 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 10 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 10 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 10 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 10 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 10 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters