2 Mbretërve Chapter 14 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e dytë të Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Amatsiahu, bir i Joasit, mbret i Judës.

2 Mbretërve 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur filloi të mbretërojë ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan, ishte nga Jeruzalemi.

2 Mbretërve 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bëri gjithçka ashtu siç kishte vepruar Joasi, ati i tij.

2 Mbretërve 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.

2 Mbretërve 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa filloi të ushtrojë një kontroll të rreptë mbi mbretërinë, ai i vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë të atin, mbretin;

2 Mbretërve 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".

2 Mbretërve 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai vrau dhjetë mijë Idumej në luginën e Kripës; dhe me luftë pushtoi Selën dhe i vuri emrin Joktheel, që ka mbetur deri më sot.

2 Mbretërve 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Amatsiahu i dërgoi lajmëtarë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit, për t’i thënë: "Eja, të ndeshemi njeri me tjetrin në betejë".

2 Mbretërve 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t’i thonë Amatsiahut, mbretit të Judës: Gjembi i Libanit i dërgoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi tët bijë për grua birit tim". Por andej kaloi një kafshë e egër e Libanit dhe e shkeli gjembin.

2 Mbretërve 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ke mundur Edomin dhe zemra jote të ka bërë krenar. Lavdërou megjithatë, por rri në shtëpinë tënde. Pse dëshiron një fatkeqësi, duke marrë më qafë veten dhe Judën bashkë me ty?".

2 Mbretërve 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Amatsiahu nuk e dëgjoi. Kështu Joasi mbret i Izraelit, doli; prandaj ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën njeri me tjetrin në Beth-Shemesh, që ishte pronë e Judës.

2 Mbretërve 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Juda u mund nga Izraeli, dhe secili prej tyre iku në çadrën e vet.

2 Mbretërve 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Beth-Shemesh Joasi, mbret i Izraelit, kapi Amatsiahun, mbretin e Judës, birin e Joasit, që ishte bir i Ashaziahut. Pastaj shkoi në Jeruzalem ku bëri një të çarë prej katërqind kubitësh në muret e Jeruzalemit, nga porta e Efraimit deri te porta e Qoshes.

2 Mbretërve 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithashtu mori tërë arin dhe argjendin dhe tërë sendet që ndodheshin në shtëpinë e Zotit dhe në thesaret e shtëpisë së mbretit, bashkë me njerëzit peng, dhe u kthye në Samari.

2 Mbretërve 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, trimëria e tij dhe si luftoi kundër Amatsiahut mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

2 Mbretërve 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Joasin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros në Samari me mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jeroboami.

2 Mbretërve 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Amatsiahu, bir i Joasit dhe mbret i Judës, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet mbas vdekjes së Joasit, birit të Jehoahazit dhe mbret i Izraelit.

2 Mbretërve 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Amatsiahut a nuk është e shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?

2 Mbretërve 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kundër tij u kurdis një komplot në Jeruzalem dhe ai iku në Lakish; por e ndoqën deri në Lakish, ku e vranë.

2 Mbretërve 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e mbartën me kuaj dhe e varrosën në Jeruzalem bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit.

2 Mbretërve 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë populli i Judës mori Azariahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e bëri mbret në vend të atit të tij Amatsiah.

2 Mbretërve 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi mbretin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij, ai rindërtoi Elathin dhe ripushtoi Judën.

2 Mbretërve 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e pesëmbëdhjetë të Amatsiahut, birit të Joasit dhe mbret i Judës, filloi të mbretërojë në Samari Jeroboami, bir i Joasit, mbret i Izraelit, dhe e mbajti fronin dyzet e një vjet.

2 Mbretërve 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga asnjë prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, që kishte bërë të kryente mëkate Izraelin.

2 Mbretërve 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai rivendosi kufijtë e Izraelit nga hyrja e Hamathit në detin e Arahahut, sipas fjalës të Zotit, Perëndisë të Izraelit, të shqiptuar nga profeti Jona, birit të Amitait, që ishte nga Gath-Heferi.

2 Mbretërve 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë; nuk kishte më as skllevër as të lirë, dhe nuk kishte as edhe një që t’i vinte në ndihmë Izraelit.

2 Mbretërve 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti nuk kishte thënë akoma të zhdukej emri i Izraelin poshtë qiellit; prandaj e shpëtoi me anë të Jeroboamit, birit të Joasit.

2 Mbretërve 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Jeroboamit, tërë atë që kreu, trimëria e tij në luftë dhe si i ripushtoi Izraelit Damaskun dhe Hamathin që kishin qenë pronë e Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

2 Mbretërve 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jeroboamin e zuri gjumi me etërit e tij, mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Zakaria.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 13 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 14 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 14 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 14 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 14 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters