2 Mbretërve Chapter 6 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e profetëve i thanë Eliseut: "Ja, vendi ku ne banojmë me ty është tepër i vogël për ne.

2 Mbretërve 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Na lër të shkojmë deri në Jordan: atje secili prej nesh do të gjejë një tra dhe do të bëjmë një vend për të banuar". Eliseu u përgjigj: "Shkoni".

2 Mbretërve 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njëri prej tyre tha: "Të lutem, prano të vish edhe me shërbëtorët e tu". Ai u përgjigj: "Do të vij".

2 Mbretërve 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai shkoi me ata. Kur arritën në Jordan, filluan të presin disa drurë.

2 Mbretërve 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa njeri prej tyre po i binte një trungu, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Ai filloi të bërtasë dhe tha: "Oh, o imzot, këtë e kisha marrë hua".

2 Mbretërve 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i Perëndisë pyeti: "Ku ka rënë?". Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin.

2 Mbretërve 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tha: "Merre". Kështu ai shtriu dorën dhe e mori.

2 Mbretërve 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa mbreti i Sirisë ishte në luftë kundër Izraelit, duke u këshilluar me shërbëtorët e tij, ai tha: "Kampi im do të jetë në filan vend".

2 Mbretërve 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njeriu i Perëndisë dërgoi t’i thotë mbretit të Izraelit: "Mos trego pakujdesi për filan vend, sepse aty po zbresin Sirët".

2 Mbretërve 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mbreti i Izraelit dërgoi njerëz në vendin që njeriu i Perëndisë i kishte treguar dhe e kishte paralajmëruar të tregohej i kujdesshëm. Kështu ai u tregua vigjilent ndaj këtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetëm një a dy herë.

2 Mbretërve 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë i tronditur në zemër të tij për këtë gjë, mbreti i Sirisë mblodhi shërbëtorët e tij dhe u tha: "A dini të më thoni se kush nga tanët mban anën e mbretit të Izraelit?".

2 Mbretërve 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një nga shërbëtorët e tij u përgjigj: "Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti që ndodhet në Izrael, i bën të njohur mbretit të Izraelit bile edhe fjalët që ti thua në dhomën e gjumit".

2 Mbretërve 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti tha: "Shkoni të shihni se ku është, që të mund të dërgoj njerëz për ta marrë". I bënë këtë njoftim: "Ja, ndodhet në Dothan".

2 Mbretërve 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti dërgoi aty kuaj, qerre dhe një ushtri të madhe; këta arritën natën dhe rrethuan qytetin.

2 Mbretërve 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: "Oh, ç’do të bëjmë, imzot?".

2 Mbretërve 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Mos ki frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë se ata që janë me ta".

2 Mbretërve 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Eliseu u lut dhe tha: "O Zot, të lutem, hap sytë e tij që të mund të shohë". Atëherë Zoti ia hapi sytë të riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta rreth e qark Eliseut.

2 Mbretërve 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Sirët po zbrisnin në drejtim të Eliseut, ky iu lut Zotit dhe i tha: "Të lutem, goditi këta njerëz me verbëri". Dhe ai i verboi sipas fjalës së Eliseut.

2 Mbretërve 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliseu u tha atyre: "Nuk është kjo rruga dhe nuk është ky qyteti; ejani pas meje dhe unë do t’ju çoj te njeriu që kërkoni". I çoi pastaj në Samari.

2 Mbretërve 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën në Samari, Eliseu tha: "O Zot, hapua sytë që të shohin". Zoti ua hapi sytë dhe ata panë; ja, ndodheshin brenda në Samari.

2 Mbretërve 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbreti i Izraelit i pa, i tha Eliseut: "O ati im, duhet t’i vras? A duhet t’i vras?

2 Mbretërve 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Mos i vrit! A do të vrisje, vallë ata që ke zënë robër me shpatën dhe me harkun tënd? Vëru përpara bukë dhe ujë, që të hanë dhe të pinë dhe pastaj të kthehen te zotit të tyre".

2 Mbretërve 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai përgatiti për ta një banket të madh. Pasi hëngrën dhe pinë, u ndame ta dhe ata u kthyen përsëri te zotit të tyre. Kështu bandat e Sirëve nuk erdhën më të bëjnë sulme në territorin e Izraelit.

2 Mbretërve 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyre ngjarjeve ndodhi që Ben Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij dhe u nis kundër Samarisë për ta rrethuar.

2 Mbretërve 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Samari ra një zi e madhe; rrethimi i Sirëve qe aq i fortë sa një kokë gomari shitej tetëdhjetë sikla argjendi dhe një çerek kabi glasash pëllumbi pesë sikla argjendi.

2 Mbretërve 6:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbreti i Izraelit po kalonte mbi muret, një grua i bërtiti dhe i tha: "Ndihmë, o mbret, o imzot!".

2 Mbretërve 6:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj: "Në rast se nuk të ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unë ndihmën për ty? Mos vallë me prodhimet e lëmit dhe të troullit?".

2 Mbretërve 6:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti shtoi: "Çfarë ke?". Ajo u përgjigj: "Kjo grua më tha: "Më jep djalin tënd që ta hamë sot; djalin tim do ta hamë nesër".

2 Mbretërve 6:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e gatuam djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen i thashë: "Më jep djalin tënd që ta hamë". Por ajo e fshehu djalin e saj".

2 Mbretërve 6:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbreti dëgjoi këto fjalë të gruas, grisi rrobat e tij. Ndërsa kalonte mbi muret, populli shikoi, dhe ja, ai kishte një grathore mbi lëkurë.

2 Mbretërve 6:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti tha: "Perëndia të më bëjë këtë dhe më keq, në qoftë se sot koka e Eliseut, birit të Shafatit, ka për të mbetur akoma mbi supet e tij!".

2 Mbretërve 6:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e tij dhe me të ishin ulur pleqtë. Mbreti dërgoi para tij një njeri; por para se lajmëtari të arrinte tek ai, ai u tha pleqve: "A e shikoni se ky bir vrasësi ka dërguar një person për të më prerë kokën? Kini kujdes, kur të arrijë lajmëtari, mbyllni portën dhe bllokojeni te porta. A nuk dëgjohet prapa tij vallë, zhurma e hapave të zotit të tij?".

2 Mbretërve 6:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai vazhdonte të fliste akoma me ta, ja ku zbriti tek ai lajmëtari. Atëherë mbreti tha: "Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?".
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 5 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 6 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 6 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 6 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 6 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 6 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 6 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 6 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 6 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters