2 Mbretërve Chapter 13 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e njëzretetretë të Joasit, birit të Ashaziahut, mbret i Judës, Jehohazi, bir i Jehut, filloi të mbretërojë mbi Izrael në Samari, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet.

2 Mbretërve 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vijoi mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate, dhe nuk u largua nga kjo rrugë.

2 Mbretërve 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Izraelit dhe i dorëzoi në duart e Hazaelit, mbretit të Sirisë, dhe në duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, për tërë atë kohë.

2 Mbretërve 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jehohazi iu lut Zotit dhe Zoti e kënaqi, sepse pa shtypjen e Izraelit dhe se si mbreti i Sirisë i shtypte.

2 Mbretërve 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti i dha një çlirues Izraelit, dhe kështu banorët e tij mundën t’i shpëtojnë pushtetit të Sirëve; kështu bijtë e Izraelit mundën të banojnë në çadrat e tyre si në të kaluarën.

2 Mbretërve 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit me të cilat e kishin bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhduan në këtë rrugë; bile edhe Asherahu mbeti më këmbë në Samari.

2 Mbretërve 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t’u shkelur.

2 Mbretërve 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Jehoahazit, tërë atë që bëri dhe tërë trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.

2 Mbretërve 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jehoahazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Joasi.

2 Mbretërve 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e tridhjetë e shtatë të Joasit, mbretit të Judës, bir i Jehoahazit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.

2 Mbretërve 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhdoi në këtë rrugë.

2 Mbretërve 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, tërë atë që bëri dhe trimëria me të cilën luftoi kundër Amatsiahut, mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

2 Mbretërve 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Joasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros në Samari me mbretërit e Izraelit.

2 Mbretërve 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliseu u sëmur nga ajo sëmundje prej së cilës duhet të vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohë dhe qau mbi të, duke thënë: "O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!".

2 Mbretërve 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliseu i tha: "Merr një hark dhe disa shigjeta," ai mori një hark dhe disa shigjeta.

2 Mbretërve 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rroke harkun"; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.

2 Mbretërve 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tha: "Hape dritaren nga lindja!". Ai e hapi. Atëherë Eliseu tha: Gjuaj!!". Ai gjuajti. Pas kësaj Eliseu i tha: "Shigjeta e fitores së Zotit dhe shigjeta e fitores kundër Sirëve, sepse ti do t’i mundësh Sirët në Afek deri sa t’i shfarosësh".

2 Mbretërve 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj tha: "Merri shigjetat!," dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rrihe tokën"; ai e rrahu tri herë dhe pastaj u ndal.

2 Mbretërve 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t’i kishe mundur Sirët deri sa t’i zhdukje fare; tani përkundrazi do t’i mundësh Sirët vetëm tri herë".

2 Mbretërve 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit vijues disa banda Moabitësh pushtuan vendin.

2 Mbretërve 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndodhi që, ndërsa disa varrosnin një njeri, panë një bandë plaçkitësish; kështu e hodhën njeriun në varrin e Eliseut. Sa arriti ai të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë.

2 Mbretërve 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hazaeli, mbret i Sirisë, e shtypi Izraelin gjatë tërë jetës së Jehoahazit;

2 Mbretërve 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t’i shkatërrojë apo t’i largojë nga prania e tij.

2 Mbretërve 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisë, dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Ben-Hadadi.

2 Mbretërve 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ai kishte marrë me luftë kundër Jehoahazit, atit të tij. Tri herë të mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kështu qytetet e Izraelit.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 12 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 13 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 13 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 13 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 13 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 13 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 13 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 13 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 13 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 13 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 13 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 13 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 13 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 13 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 13 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 13 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 13 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 13 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 13 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 13 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 13 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 13 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 13 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters