Zbulesa Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u ndala mbi rërën e detit. Dhe pashë të ngjitej nga deti një bishë, që kishte dhjetë brirë dhe shtatë krerë, dhe mbi brirë dhjetë kurora dhe mbi krerë emra blasfemie.

Zbulesa 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bisha që pashë i ngjante një leopardi; këmbët e saj ishin si të ariut dhe goja e saj si ajo e luanit; dhe dragoi i dha asaj fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh.

Zbulesa 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje; por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas bishës.

Zbulesa 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe adhuruan dragoin që i dha autoritet bishës dhe adhuruan bishën duke thënë: “Kush i ngjan bishës? Kush mund të luftojë kundër saj?.”

Zbulesa 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi; dhe iu dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.

Zbulesa 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfemuar kundër Perëndisë, për të blasfemuar emrin e tij, tabernakullin e tij dhe ata që banojnë në qiell.

Zbulesa 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu dha t’u bëjë luftë kundër të shenjtorëve dhe t’i mundë; dhe iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.

Zbulesa 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.

Zbulesa 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka veshë, le të dëgjojë.

Zbulesa 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë; kush vret me shpatë, duhet edhe ai të vritet me shpatë. Këtu është qëndrueshmëria dhe besimi i shenjtorëve.

Zbulesa 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.

Zbulesa 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.

Zbulesa 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve,

Zbulesa 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t’i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.

Zbulesa 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu dha t’i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin.

Zbulesa 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t’u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,

Zbulesa 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.

Zbulesa 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
Previous Chapter
« Zbulesa 12 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 14 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 13 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 13 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 13 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 13 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 13 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 13 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 13 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 13 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 13 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 13 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 13 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 13 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 13 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 13 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 13 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 13 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 13 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters