Zbulesa Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.

Zbulesa 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: “Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.

Zbulesa 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar.”

Zbulesa 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: “Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,

Zbulesa 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.

Zbulesa 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi derdhini dyfishin.

Zbulesa 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në masën që u vetlavdërua ajo dhe shfreu në epshe, në atë masë i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo në zemër të vet thotë: "Unë rri posi mbretëreshë, e ve nuk jam dhe brengë nuk do të shoh".

Zbulesa 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukës; edhe do të digjet krejt në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndia, ai që e gjykon atë.”

Zbulesa 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do ta qajnë atë dhe do të vajtojnë për të mbretërit e dheut, ata që u kurvëruan me të dhe u dhanë pas epsheve me të, kur të shohin tymin e zjarrit të saj;

Zbulesa 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata do të qëndrojnë larg nga frika e mundimit të saj, duke thënë: “Mjerë, mjerë Babilona, qyteti i madh, qyteti i fuqishëm, sepse në një moment erdhi gjyqi yt!.”

Zbulesa 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe tregtarët e dheut do të qajnë dhe do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do të blejë më mallrat e tyre:

Zbulesa 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mallra prej ari dhe argjendi, gurë të çmuar dhe margaritarë, pëlhura liri dhe purpri, mendafshi e të kuqeje, dhe gjithfarë drurësh erëmirë, e gjithfarë sendesh fildishi dhe druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri dhe mermeri,

Zbulesa 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kanellë, dhe parfume, vajra erëmirë, temian, verë, vaj, majë mielli, grurë, gjë e gjallë, dhen, kuaj, qerre, trupa e shpirtra njerëzish.

Zbulesa 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe fryti i dëshirës së shpirtit tënd ikën prej teje, dhe të gjitha gjërat e pasura dhe të shkëlqyerat ikën prej teje dhe ti nuk do t’i gjesh më kurrë.

Zbulesa 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tregtarët e këtyre gjërave, që u pasuruan prej saj, do të rrijnë larg për shkak të frikës së mundimit të saj, dhe do të qajnë dhe do të vajtojnë,

Zbulesa 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ah! Ah! Qyteti i madh, që ishte veshur me li të hollë, me të purpurta e të kuqe të ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurë të çmuar dhe me margaritarë! Sepse në një moment u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!.”

Zbulesa 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë kapitenët, të gjithë pasagjerët dhe detarët, dhe të gjithë ata që tregtojnë nëpërmjet detit do të qëndrojnë nga larg

Zbulesa 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, duke parë tymin e zjarrit të saj, do të klithin: “Cili qytet i përngjante këtij qyteti të madh?.”

Zbulesa 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të hedhin pluhur mbi kryet, do të bërtasin, duke qarë e duke vajtuar, duke thënë: “Ah! Ah! Qyteti i madh, në të cilën u pasuruan të gjithë ata që kishin anije në det nga mrekullia e saj, sepse për një moment u shkretua!

Zbulesa 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gëzohu përmbi të, o qiell, dhe ju apostuj të shenjtë dhe profetë, sepse Perëndia duke e gjykuar vuri në vend drejtësinë.”

Zbulesa 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh me përmasat sa një mokër dhe e hodhi në det, duke thënë: “Me të njëjtin vrull do të hidhet Babilona, qyteti i madh, dhe nuk do të gjendet më;

Zbulesa 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe zëri i harpistëve, i muzikantëve, i fyelltarëve dhe borizanëve nuk do të dëgjohet më te ti; dhe çdo mjeshtër i çfarëdo eksperti i arteve nuk do të gjendet më te ti, dhe nuk do të dëgjohet më te ti zëri i gurit të mullirit.

Zbulesa 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dritë llambe nuk do të ndriçojë më në ty; edhe zë dhëndri dhe nuseje nuk do të dëgjohet më te ti; sepse tregtarët e tu ishin të mëdhenjtë e dheut, sepse gjithë kombet u mashtruan me magjinë tënde.

Zbulesa 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në të u gjet gjak profetësh dhe shenjtorësh, dhe i gjithë atyre që janë vrarë mbi dhe.”
Previous Chapter
« Zbulesa 17 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 18 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 18 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 18 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 18 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 18 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters