Zbulesa Chapter 22 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit.

Zbulesa 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve.

Zbulesa 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë;

Zbulesa 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre.

Zbulesa 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.

Zbulesa 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më tha: “Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t’u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti.

Zbulesa 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri.”

Zbulesa 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m’i tregonte këto gjëra.

Zbulesa 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai më tha: “Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!.”

Zbulesa 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: “Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër.

Zbulesa 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.

Zbulesa 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.

Zbulesa 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit.”

Zbulesa 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.

Zbulesa 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.

Zbulesa 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t’ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit.”

Zbulesa 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Fryma dhe nusja thonë: “Eja!.” Dhe ai që dëgjon le të thotë: “Eja!.” Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.

Zbulesa 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.

Zbulesa 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.

Zbulesa 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: “Po, unë vij shpejt. Amen.” Po, eja, Zoti Jezus.

Zbulesa 22:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
Previous Chapter
« Zbulesa 21 (ALB)
Next Chapter
Zanafilla 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 22 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 22 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 22 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 22 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 22 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 22 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 22 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 22 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 22 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 22 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters