Zbulesa Chapter 17 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: “Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,

Zbulesa 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj.”

Zbulesa 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

Zbulesa 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.

Zbulesa 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: “Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut.”

Zbulesa 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.

Zbulesa 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli më tha: “Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.

Zbulesa 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është.

Zbulesa 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,

Zbulesa 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.

Zbulesa 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.

Zbulesa 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.

Zbulesa 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta kanë një qëllim, dhe do t’ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.

Zbulesa 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t’i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë.”

Zbulesa 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: “Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.

Zbulesa 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.

Zbulesa 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t’i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.

Zbulesa 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut.”
Previous Chapter
« Zbulesa 16 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 18 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 17 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 17 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 17 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 17 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 17 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 17 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters