Zbulesa Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë në dorën e djathtë të atij që rrinte ulur mbi fron, një libër të shkruar përbrenda dhe përjashta, të vulosur me shtatë vula.

Zbulesa 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë një engjëll të fuqishëm, që proklamoi me zë të madh: “Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?.”

Zbulesa 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po kurrkush, as në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, nuk mund të hapte librin e ta shihte atë.

Zbulesa 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe unë qaja shumë, sepse s’qe gjetur asnjë i denjë të hapë dhe të lexojë librin, dhe as ta shohë.

Zbulesa 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një nga pleqtë më tha: “Mos qaj; ja, Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij.”

Zbulesa 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë, në mes të fronit dhe të katër gjenieve të gjalla dhe në mes të pleqve, një Qengj si i therur, i cili kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, që janë të shtatë Frymërat e Perëndisë, të dërguar në gjithë dheun.

Zbulesa 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtë e atij që rrinte mbi fron.

Zbulesa 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke pasur secili një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.

Zbulesa 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb,

Zbulesa 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe.”

Zbulesa 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë, dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve përqark fronit, qenieve të gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash dhe mijëra mijërash,

Zbulesa 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që thoshnin me zë të madh: “I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin.”

Zbulesa 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe dëgjova çdo krijesë që është në qiell, mbi dhe, nën dhe dhe ato që janë në det dhe gjitha gjërat sa janë në to, që thoshnin: “Atij që rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca në shekuj të shekujve.”

Zbulesa 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të katër qeniet e gjalla thoshnin: “Amen!.” Dhe të njëzet e katër pleq ranë përmbys dhe adhuruan atë që rron në shekuj të shekujve.
Previous Chapter
« Zbulesa 4 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 5 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 5 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 5 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Об'явлення 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Откровение 5 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 5 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters