Zbulesa Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe m’u dha një kallam që i ngjante një shufre. Dhe engjëlli duke qëndruar në këmbë tha: “Çohu dhe mat tempullin e Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë atje,

Zbulesa 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe oborrin që është jashtë tempullit lëre dhe mos e mat, sepse u është dhënë johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzet e dy muaj.

Zbulesa 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë do t’u jap të dy dëshmitarëve të mi për të profetizuar, dhe ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur me thasë.

Zbulesa 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë të dy drurët e ullirit dhe të dy shandanët që rrijnë përpara Perëndisë së dheut.

Zbulesa 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, nëse ndokush dëshiron t’u bëjë keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabëron armiqtë e tyre; dhe kushdo që dëshëron t’u bëjë keq atyre, në këtë mënyrë duhet vrarë.

Zbulesa 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata kanë pushtet të mbyllin qiellin, që të mos bjerë shi në ditët e profecisë së tyre; ata kanë edhe pushtet mbi ujërat t’i kthejnë në gjak dhe për të goditur dheun me çdo plagë, sa herë të duan.

Zbulesa 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur ta kryejnë dëshminë e tyre, bisha që ngjitet nga humnera do të bëjë luftë kundër tyre, edhe do t’i mundë ata, dhe do t’i vrasë.

Zbulesa 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili frymërisht quhet Sodomë dhe Egjipt, ku është kryqëzuar edhe Zoti ynë.

Zbulesa 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe njerëz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe do të shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë, dhe nuk do të lënë që kufomat e tyre të shtihen në varr.

Zbulesa 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe banorët e dheut do të ngazëllojnë për ata dhe do të bëjnë festë; dhe do t’i dërgojnë njeri tjetrit dhurata, sepse këta dy profetë i munduan ata që banojnë mbi dhe.”

Zbulesa 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbas tri ditë e gjysmë, fryma e jetës që buron nga Perëndia hyri në ta; edhe qëndruan në këmbët e tyre, dhe një tmerr e madh ra mbi ata që i shikonin.

Zbulesa 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe dëgjuan një zë të madh nga qielli duke u thënë atyre: “Ngjituni këtu lart.” Dhe u ngjitën në qiell në një re; dhe armiqtë e tyre i panë.

Zbulesa 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në atë orë ra një tërmet i madh, dhe e dhjeta pjesë e qytetit u rrëzua, dhe në tërmet u vranë shtatë mijë njerëz; dhe të tjerët u tmerruan dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit.

Zbulesa 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerimi i dytë kaloi, por ja, mjerimi i tretë do vijë së shpejti.

Zbulesa 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshnin: “Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve.”

Zbulesa 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të njëzet e katër pleqtë që rrinin përpara Perëndisë mbi fronet e tyre, ranë përmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perëndinë,

Zbulesa 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ne të falënderojmë, o Zot, Perëndi i Plotfuqishmi, që je, që ishe dhe që do të vish, sepse more në dorë pushtetin tënd të madh, dhe mbretëron.

Zbulesa 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kombet ishin zemëruar, por erdhi mëria jote, dhe erdhi koha që të gjykohen të vdekurit dhe t’u jepet paga shërbëtorëve të tu, profetëve, dhe shenjtorëve, dhe atyre që druajnë emrin tënd, të vegjëlve dhe të mëdhenjve, dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë dheun.”

Zbulesa 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.
Previous Chapter
« Zbulesa 10 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 11 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 11 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 11 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 11 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 11 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters