Zbulesa Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dëgjova një zë të madh nga tempulli që u thoshte të shtatë engjëjve: “Shkoni dhe derdhni mbi dhe kupat e zemërimit të Perëndisë.”

Zbulesa 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pari shkoi dhe e derdhi kupën e vet mbi tokë, dhe një ulçerë e ligë dhe e dhimbshme goditi njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin figurën e saj.

Zbulesa 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det; dhe u bë gjak si i një të vdekuri dhe çdo qenie e gjallë në det vdiq.

Zbulesa 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenj dhe në burimet e ujërave; dhe u bë gjak.

Zbulesa 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova engjëllin e ujërave duke thënë: “Ti je i drejtë, o Zot, që je që ishe dhe që do të vish, i Shenjti që gjykoi këto gjëra.

Zbulesa 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata kanë derdhur gjakun e shenjtorëve dhe të profetëve, dhe ti u dhe atyre të pijnë gjak, sepse është shpërblimi që ata meritojnë.”

Zbulesa 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova një tjetër që thoshte nga altari: “Po, o Zot, Perëndi i plotfuqishëm, gjykimet e tua janë të vërteta dhe të drejta.”

Zbulesa 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi dielli; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr.

Zbulesa 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t’i japin lavdi atij.

Zbulesa 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës; dhe mbretëria e tij u mbulua me terr; dhe njerëzit kafshonin gjuhët e tyre nga dhembja,

Zbulesa 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe blasfemuan Perëndinë e qiellit për shkak të dhembjeve të tyre dhe ulçerët e tyre, por nuk u penduan për veprat e tyre.

Zbulesa 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.

Zbulesa 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pashë të dilte nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë, tri frymë të ndyra, që u ngjanin bretkosave.

Zbulesa 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në fakt janë fryma të demonëve që bëjnë mrekulli, që shkojnë te mbretërit e dheut dhe të gjithë botës, që t’i mbledhin për luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.

Zbulesa 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ja, unë po vij si vjedhës; lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij.”

Zbulesa 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i mblodhën në një vend që hebraisht quhet “Armagedon.”

Zbulesa 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj engjëlli i shtatë e derdhi kupën e tij në erë; dhe doli një zë i madh nga tempulli i qiellit, nga froni, duke thënë: “U bë.”

Zbulesa 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.

Zbulesa 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t’i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.

Zbulesa 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.

Zbulesa 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshërit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.
Previous Chapter
« Zbulesa 15 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 16 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 16 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 16 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 16 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 16 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 16 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters