Zbulesa Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, pashë katër engjëj të cilët rrinin në këmbë në të katër këndet e dheut dhe mbanin të katër erërat e dheut, që të mos frynte erë mbi dhe, as mbi det, as mbi ndonjë dru.

Zbulesa 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lind dielli e që kishte vulën e Perëndisë së gjallë; dhe u thirri me zë të madh të katër engjëjve, të cilëve u qe dhënë të dëmtojnë dheun dhe detin,

Zbulesa 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Mos dëmtoni dheun, as detin, as pemët, deri sa t’i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë.”

Zbulesa 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova numrin e atyre që u vulosën: njëqind e dyzet e katër mijë të vulosur nga të gjitha fiset e bijve të Izraelit.

Zbulesa 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga fisi i Judës, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Rubenit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Gadit dymbëdhjetë mijë të vulosur;

Zbulesa 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga fisi i Asherit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Neftalit, dymbëdhjetë mjië të vulosur; nga fisi i Manasit, dymbëdhjetë mijë të vulosur;

Zbulesa 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga fisi i Simeonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Levit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Isakarit, dymbëdhjetë mijë të vulosur;

Zbulesa 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga fisi i Zabulonit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Jozefit, dymbëdhjetë mijë të vulosur; nga fisi i Beniaminit, dymbëdhjetë mijë të vulosur.

Zbulesa 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha dhe me palma në duart e tyre.

Zbulesa 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe thërrisnin me zë të madh, duke thënë: “Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit.”

Zbulesa 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë engjëjt rrinin në këmbë përqark fronit, dhe pleqve dhe katër qenieve e gjalla, dhe ranë përmbys mbi fytyrën e tyre përpara fronit dhe adhuruan Perëndinë,

Zbulesa 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Amen! Bekimi, dhe lavdia, dhe dituria, dhe falendërimi, dhe nderimi, dhe fuqia dhe forca janë te Perëndia ynë në shekuj të shekujve. Amen!.”

Zbulesa 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj një nga pleqtë m’u drejtua, duke më thënë: “Cilët janë këta që janë veshur me rroba të bardha, dhe nga kanë ardhur?.”

Zbulesa 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë i thashë: “Imzot, ti e di.” Atëherë ai më tha: “Këta janë ata që kanë ardhur nga shtrëngimi i madh, dhe i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.

Zbulesa 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj edhe janë përpara fronit të Perëndisë dhe i shërbenin atij ditë e natë në tempullin e tij; dhe ai që rri ulur mbi fron do të banojë në mes tyre.

Zbulesa 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata nuk do të kenë më uri, as nuk do të kenë etje, as nuk do t’i godasë më dielli, as kurrfarë vape,

Zbulesa 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t’i kullosë dhe do t’i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre.”
Previous Chapter
« Zbulesa 6 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 7 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 7 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 7 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Об'явлення 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Откровение 7 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 7 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters