Zbulesa Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Zbulesa 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zbulesa 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zbulesa 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që e kishin të shkruar mbi ballin e tyre emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.

Zbulesa 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëgjova pastaj një zë nga qielli si ushtima e shumë ujërave dhe si gjëmimi i një bubullime të madhe; dhe zëri që dëgjova ishte si ai i kitaristëve që u bien qesteve së tyre.

Zbulesa 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka.

Zbulesa 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin.

Zbulesa 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe në gojë të tyre nuk u gjet gënjeshtër, sepse janë të paqortueshëm përpara fronit të Perëndisë.

Zbulesa 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t’ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli,

Zbulesa 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoshte me zë të madh: “Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave.”

Zbulesa 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj një tjetër ëngjëll shkoi pas tyre, duke thënë: “Ra, ra Babilona, qyteti i madh që u ka dhënë të pinë të gjithë kombeve verën e zemërimit të kurvërimit të saj.”

Zbulesa 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: “Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet,

Zbulesa 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.

Zbulesa 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj.”

Zbulesa 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.

Zbulesa 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dëgjova nga qielli një zë që më thoshte: “Shkruaj: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin; po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre t’i ndjekin.”

Zbulesa 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.

Zbulesa 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: “Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur.”

Zbulesa 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr.

Zbulesa 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë.

Zbulesa 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: “Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur.”

Zbulesa 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.

Zbulesa 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.
Previous Chapter
« Zbulesa 13 (ALB)
Next Chapter
Zbulesa 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Revelation 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Revelation 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Revelation 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Revelation 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Revelation 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Apocalypse 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Offenbarung 14 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
رُؤيا 14 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
ההתגלות 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Apocalipse 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Khải Huyền 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Apocalipsis 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Apocalisse 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
启 示 录 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
启 示 录 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Uppenbarelseboken 14 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Jelenések 14 (KAR) »
Norwegian Bible (NORSK)
Åpenbaringen 14 (NORSK) »

Zbulesa (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters